Gabimet që ju plakin më shpejt, çfarë duhet të shmangni
Trupi dhe shëndeti

Gabimet që ju plakin më shpejt, çfarë duhet të shmangni

13.Sep.2019 14:49
0

Plakja është një proces natyral të cilin njeriu nuk e eviton dot. Megjithatë, zgjedhjet e tij mund të ndikojnë në mënyrën e plakjes.

Ushqyerja e keqe, duhanpirja, ekspozimi në diell dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të fortë në jetëgjatësinë e njeriut, shkëlqimin e fytyrës, plakjen e shëndetshme dhe funksionet e trurit.

Janë pikërisht zgjedhjet që bëjmë çdo ditë ato që mund të çojnë në degradimin e trurit.

Sipas studimeve të cilave i referohet agroweb, konfirmohet se të qenit mbipeshë ose obezë mund ta plakë trurin me të paktën 10 vjet. Ndaj nëse dëshironi të jetoni gjatë e të plakeni shëndetshëm, kini kujdes nga këto gabime që mund të jeni duke bërë aktualisht.

Ngrënia e mishit

Studimet kanë zbuluar një lidhje të fortë mes ngrënies së mishit dhe vdekjes së parakohshme. Ndërkohë, njerëzit që hanë më shumë fruta dhe perime kanë 15 përqind më pak gjasa të vdesin para kohe.

Njerëzit që hanë mish janë më pak të prirur të hanë fruta dhe perime. Rrjedhimisht ata marrin më pak antioksidantë dhe ushqyes të vlefshëm.

Jeta Pasive

Të qëndruarit ulur për disa orë është shumë e rrezikshme. Të ulurit për të paktën 8 orë në ditë rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me 60 përqind, ndërkaq ecja me një shpejtësi mesatare për të paktën një orë ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 40 përqind.

Ëmbëlsirat dhe të gazuarat

Sipas të dhënave, pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat shkatërrojnë proteina të rëndësishme që janë përgjegjëse për paraqitjen rinore të lëkurës.

Sheqernat nxisin inflamacionin që është vatra e shumë sëmundjeve të rrezikshme.

Shkencëtarët kërkojnë hulumtime shtesë për pajisjet që lidhin trurin me kompjuter
Data për në BE, Gjermania mbështet Shqipërinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration