Fury nuk ka rival, e mund Wilderin pa pikë mëshire (foto(
Sport

Fury nuk ka rival, e mund Wilderin pa pikë mëshire (foto(

23.Feb.2020 07:45
0

Tyson Fury është kampioni i ri i WBC në kategorinë e rëndë në boks.

‘Gypsy King’ ka arritur të mposht Deontay Wilder, me anë të nokautit teknik në raundin e shtatë.

Fury dominoi takimin kundër Wilder qysh nga fillimi i duelit. Ishte raundi i tretë kur Fury shtriu Wilderin në tapetë për herë të parë.

Britaniku vazhdoi me luftë të mirë dhe arriti që përsëri të shënonte një nokaut në raundin e pestë, për t’i dobësuar akoma më shumë këmbët e kampionit të WBC.

Kurse, fundi i kësaj ndeshje erdhi në raundin e shtatë, kur pas goditjeve të njëpasnjëshme të Fury, gjyqtari ndërpreu takimin.

Kështu, Tyson Fury është kampioni i ri i WBC. Wilder mbrojti 10 herë këtë titull, para se t’ia kalonte Furyt.

Fury tashmë shkon në 30 fitore, 1 barazim dhe 0 humbje. Për Wilder, kjo është humbja e parë. 

Kjo ishte një natë me të vërtetë demoralizuese për ish-kampionin.

Të dy boksierët ishin përballur edhe më parë ku meçi kishte përfunduar me barazim/Periskopi/

 

 

Avioni special i ministrit rus të mbrojtjes u monitorua nga dronët amerikanë në Kosovë?
Pasivizimi i shqiptarëve nga regjistrat civil vazhdon edhe në Malësinë së Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration