Furgoni godet avionin e Angela Merkel në pistën gjermane
Rajoni dhe Politika

Furgoni godet avionin e Angela Merkel në pistën gjermane

15.May.2019 09:43
0

Një fanse e Angela Merkel kërceu nga furgoni isaj që të bënte një foto me kancelaren gjermane. Mirëpo ajo harroi të vendoste frenat e parkimit dhe në këtë mëynrë vetura u aksidentua me hundën e aeroplanit në pistën e aeroportit të Dortmundit.

Shoferja, që është një punonjëse e aeroportit, u entuziazmua kur pa aeroplanin zyrtar të kacelares. Merkel u detyrua që të kthehet në Berlin me helikopter deri sa po inspektoheshin dëmet në aeroplan.

Ka pasur një numër të incidenteve që kanë të bëjnë me aeroplanët e qeverisë gjermane, gjë që ka bërë të ketë një mungesë të tyre, raporton BBC.

Nëntorin e kaluar, Merkel humbi takimin hapës të samitit të G-20 në Argjentinë pasi pati probleme teknike që e bënë avionin të bënte një ulje emergjente. Kjo vonoi arritjen e saj në Argjentinë me 12 orë. Në tetor, ministri i financave të Gjermanisë, Olaf Scholz, u detyrua që të fluturonte me aeroplan komercial pasi brejtësit hëngrën kabllat elektrike në aeroplanin e tij para një takimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

E mitura i jep fund jetës me vetëvarje, lë letër ku shpjegon arsyen
Përfaqësues politik të Luginës në SHBA: Po njoftojnë për situatën e rëndë shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration