Fundjavë e ‘nxehtë’ në futboll, ja sa shumë derbi na presin sot
Sport

Fundjavë e ‘nxehtë’ në futboll, ja sa shumë derbi na presin sot

16.Sep.2018 21:09
0
Një fundjavë shumë interesante i pret tifozët e futbollit.

Tifozët e futbollit në gjithë Evropën kanë para vetes një të shtunë dhe të diel me shumë ndeshje interesante.

Gjithçka fillon në Premierligë, ku Manchester United takohet me Bournemouthin në ndeshjen që fillon nga ora 13:30.

Derbi i kësaj xhiro në Premierligë luhet nga ora 18:30, ku Arsenal në ‘Emirates Stadium’ pret Liverpoolin.

Të rëndësishme janë edhe tri ndeshjet e parapara sot për t’u zhvilluar në Serie A, ku Interi takohet me Genoan, Fiorentina me Romën dhe Juventusi me Cagliarin.

Në La Liga, Real Madrid luan përballë Valladolid, ndërsa Barcelona udhëton te Raye Vallecano.

Në Bundesligën gjermane, Bayern Munich takohet me Freiburg, ndërsa Dortmundi luan në udhëtim te Wolfsburg. Të dy këto ndeshje luhen nga ora 15:30./Lajmi.net/

Askush si Mbappe në 45 vitet e fundit në Francë
Arrestohet 20 vjeçari në Tiranë, hakoi 3,000 adresa në rrjetet sociale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration