Fshati në Kosovë që po terrorizohet nga patrullimet e xhandarmërisë serbe
Rajoni dhe Politika

Fshati në Kosovë që po terrorizohet nga patrullimet e xhandarmërisë serbe

10.Feb.2019 07:32
0
 
Gjindet brenda territorit të Kosovës, por banorët po terrorizohen nga patrullimet e xhandarmërisë serbe. Karaçeva, fshat në komunën e Kamenicës, tash e sa kohë është duke u përballur me problemet me pronat.

Por banorët e këtushëm po thonë se hall e kanë patrullimin e xhandarmërisë serbe në brendi të fshatit,  ata thonë se jetojnë të terrorizuar dhe në frikë nga kjo.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Karaçevës, Selver Lenjani, për lajmi.net thotë se duhet gjindur sa më parë një zgjidhje për këtë problem.

Ai flet edhe për pronat që me vendosjen e kufirit administriativ nga KFOR-i, shqiptarëve u mbetën në territorin e Serbisë.

Madje ai thotë se banorët janë të rrezikuar nëse hynë në territorin që Serbia pretendon se i përket.
Lenjani paralajmëron se të njëjtit mund të arrestohen nga xhandarmëria serbe.

 


 
 
 
Pse gratë dikur ecnin pas burrave?!
Bujanoci i shqiptarëve: Kjo është përgjigjja e Vuçiqit?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration