France Football tregon 10 ndeshjet që i sollën topin e artë Modricit
Sport

France Football tregon 10 ndeshjet që i sollën topin e artë Modricit

16.Sep.2018 21:09
0

Mesfushorit Luka Modric më 3 dhjetor i është dhuruar çmimi i revistës prestigjioze franceze ‘France Football’ i njohur si Topi i Artë, që jepet për lojtarin më të mirë të viti në futboll.

Topi i Artë ishte çmimi i tretë për Luka Modric këtë vit, pas fitimit të atij të UEFA-s dhe FIFA-s.

Fitimi i Topit të Artë nga Modric, nuk është pritur mirë nga futbolldashësit, që besonin se këtë çmim ende e meritojnë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

France Football sot ka publikuar një listë prej dhjetë ndeshjeve të vitit 2018 që i kanë sjellë Topin e Artë mesfushorit kroat, përcjell lajmi.net.

Loja e parë ishte ajo e 3 shkurtit, ku Real Madrid barazoi 2:2 me Levanten. Edhe pse Real dështoi ta fitonte këtë ndeshje, Luka Modric ishte më i miri në fushë.

Një tjetër ndeshje ku shkëlqeu Modric sipas revistës franceze, ishte ajo e Ligës së Kampionëve e datës 14 shkurt, ku Real Madrid mundi 3:1 PSG-në në ‘Santiago Bernabeu’.

Modric është vlerësuar lartë edhe për dy ndeshjet ndaj Bayernit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të datave 25 prill dhe 1 maj.

Ylli i Kroacisë, talentin e tij e dëshmoi edhe në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool. Edhe pse ai nuk ka shënuar ose asistuar në këtë ndeshje, Modric kishte një ndikim të madh në finalen e fituar 3:1 nga Real Madrid.

Katër ndeshjet tjera që cek France Football, janë ato të Kupës së Botës ndaj Argjentinës, Rusisë, Anglisë dhe Francës, ku Kroacia mori vendin e dytë në këtë turne.

Loja e dhjetë është ajo e 19 shtatorit ndaj Romës në Ligën e Kampionëve në Bernabeu, në të cilën ndeshje ish anëtari i Tottenham pati paraqitje të lartë duke qenë i saktë në 90 për qind të pasimeve.

Rama: Integrimi, prioritet, procesi duhet të jetë i përbashkët
Daçiç: Serbisë po i bëhet presion, ja çfarë i kërkohet në lidhje me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration