Franca na prish festën, kuqezinjtë e përurojnë me humbje stadiumin e ri!
Sport

Franca na prish festën, kuqezinjtë e përurojnë me humbje stadiumin e ri!

18.Nov.2019 08:49
0

Franca i prish festën e inagurimit të stadiumit të ri “Air Albania” Shqipërisë. Gjelat treguan superioritetin e tyre ndaj kuqezinjëve të Rejas duke fituar 0-2 në një ndeshje të luajtur më mirë dhe të zgjidhur shumë shpejt nga skuadra e Didier Deschamps. Tolisso në minutën e 9-të dhe Griezmann në minutën e 30-të shënuan dy golat e fitores për kampionët e botës të cilët goditën edhe një shtyllë me Giroud në pjesën e dytë. Shqipëria nuk arriti tu jepte as kënaqësinë e festimit të golit të parë në stadiumin e ri tifozëve kuqezi të cilët krijuan një atmosferë vërtetë fantastike. Balaj dhe Manaj me shokë ishin të pafuqishëm për të bërë diçka edhe pse u përpoqën me të gjitha mënyrat, por dëshira nuk mjaftoi.

Në fillimin e pjesës së dytë trajneri Reja uli në stol Qosen dhe Lenjanin për Memushajn dhe Roshin që i dhanë freski sulmit por pa mundur dot të gjejnë golin edhe pse mesfushori vlonjat iu afrua në disa raste. Në fund festa ishte për ata pak tifozë francezë që ishin të pranishëm në “Air Albania Stadium”, me Francën që e mbylli grupin H në kuotën e 25 pikëve, e ndjekur nga Turqia me 23 dhe Islanda me 19 që fituan ndeshjet e tyre në transfertë respektivisht ndaj Andorrës 0-2 dhe Moldavisë 1-2. Për Shqipërinë vetëm 13 pikë pas 10 ndeshjesh. Nuk ka rekord pikësh për kuqezinjtë të cilët i mbyllën në vendin e 4-t dhe në mënyrën më të keqe të mundshme këto eliminatore.

Zgjedhjet parlamentare “zërat” e koalicioneve, Arifi: Nuk jemi të njoftuar, do të kemi takime në Tiranë
Galaxy Fold 2 është në përgatitje, shihet në një faqe zyrtare të kompanisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration