Flet babai i Çlirimit, që u rrah në Novi Sad: Përpar reagoi Vuçiqi sesa Thaçi  e Haradinaj (video)
Rajoni dhe Politika

Flet babai i Çlirimit, që u rrah në Novi Sad: Përpar reagoi Vuçiqi sesa Thaçi e Haradinaj (video)

11.Sep.2018 01:09
0

Kamber Maloku, babai i Çlirim Kamberit, të riut që u rrah brutalisht në Novi Sad, ka shprehur zhgënjimin e tij me reagimin e institucioneve të Kosovës, për rastin e djalit të tij.

Babai i Çlirim Malokut, Kamberi ka rrëfyer për RTV Dukagjinin, se si e kishte marr lajmin për rrahjen brutale që katër serb, i kishin bërë djalit të tij, në Novi Sad të Serbisë. Ai thotë se djali i tij është rrahur nga nacionalistët serbë, vetëm se ka folur shqip.

Ai thotë se me djalin e tij ka fol përmes telefonit.

“Çlirimi është vendosur në Novi Sad qe 20 ditë, por ai është kthyer në Kosovë për shkak të një dasme, dhe tani është rikthyer atje qe nja 5 ditë. Ka shkua atje me mësua zanatin si bukëpjekës. Pasi ka mbarua orarin e punës në mbrëmje kanë dalë me pi kafe me një shok që ka punua bashkë. Ata dy i kanë rrahur ndërsa një i tretë ka ikur. Unë kam dëgjuar përmes telefonit pasi vet nuk kamë qenë atje. Djali nuk ka ditur asnjë fjalë serbisht, prandaj kjo rrahje ka ndodhur për këtë arsye. Ata në lokal kanë folur, kanë bërë shaka diçka në shqip, prandaj janë rrahur”, tha Maloku.

Ai shprehet i mllefosur ndaj përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, duke thënë se edhe Vuciqi kishte reaguar përpara tyre.

“Më përpata pari ka reagua Vuçiqi në këtë ngjarje, sesa liderët tanë si Thaçi ose Ramushi. Ata asnjëri nuk ka reagua, përveç një Vlora Çitaku, edhe pse lajmet i kanë dhënë gazetarët. Unë nuk di çfarë të them vetëm se marre për liderët tonë që janë në atë vend e që nuk interesohen”, tha më tej Kamber Maloku.

Ai shtoi se kushtet e rënda e kishin detyruar Çlirimin të shkojë në Serbi për të punuar, ndërkaq u shpreh i mërzitur për këtë situatë.

Reagime të shumta, ka pasur edhe nga familjarë dhe shoqëria e Çlirimit, që i kanë uruar atij shërim të shpejtë dhe kthim në Kosovë. 

BE: Marrëveshjet e Brukselit, dokumente bazë për Asociacionin/Bashkësinë
Vuçiq: Parlamenti Evropian nuk duhet të pyetet në lidhje me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration