Fjalimi i lamtumirës i Donald Trump: Ne bëmë atë që arritëm të bënim (video)
Rajoni dhe Politika

Fjalimi i lamtumirës i Donald Trump: Ne bëmë atë që arritëm të bënim (video)

20.Jan.2021 08:13
0

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka mbajtur fjalimin e lamtumirës para se të largohej nga detyra, duke thënë: “Ne bëmë atë që arritëm të bënim dhe shumë më tepër”.

Në një video të postuar në YouTube, ai tha se ai mori “betejat e vështira, luftimet më të vështira … sepse për këtë ju më zgjodhët të bëja”.

Trump ende nuk e ka pranuar plotësisht rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit të kaluar, të cilin ai e humbi ndaj demokratit Joe Biden, i cili do të betohet sot si president i SHBA.

Të martën vonë,  Trump urdhëroi falje për reperët Lil Wayne dhe Kodak Black si dhe ish-kryetarin e Detroitit Këame Kilpatrick.

Ai pritet të japë dhjetëra falje dhe zbritje dënimesh në orët e tij të fundit në zyrë, duke përfshirë ish-këshilltarin e tij Steve Bannon, sipas mediave amerikane.

Në prag të inaugurimit të tij, Biden udhëhoqi një homazh kombëtar për 400,000 Amerikanët që kanë vdekur nga Covid-19.

Në perëndim të diellit të martën, 400 drita u ndezën përpara Memorialit të Linkolnit në Uashington DC për të nderuar ata që kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes.

Dy javët e fundit të mandatit të zotit Trump janë dominuar nga pasojat e trazirave vdekjeprurëse në Capitol Hill, kur një turmë mbështetësish të tij sulmuan Kongresin, duke kërkuar të përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve.

“Dhuna politike është një sulm ndaj gjithçkaje që ne vlerësojmë si amerikanë. Ajo nuk mund të tolerohet kurrë,” tha Trump në videon e tij, në të cilën ai nuk e njohu pasardhësin e tij me emër.

“Këtë javë, ne përurojmë një administratë të re dhe lutemi për suksesin e saj në mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe të begatë. Ne i shprehim urimet tona më të mira dhe gjithashtu duam që ata të kenë fat, një fjalë shumë e rëndësishme”.

Presidenti Trump vuri në dukje marrëveshjet e paqes në Lindjen e Mesme, të ndërmjetësuara nga administrata e tij dhe lavdëroi agjendën e tij të politikës së jashtme.

“Ne ringjallëm aleancat tona dhe bashkuam kombet e botës për t’i bërë ballë Kinës si kurrë më parë. Unë jam veçanërisht krenar që jam presidenti i parë në dekada që nuk ka filluar asnjë luftë të re”, tha ai.

Hoxhaj bashkë me kandidatin për deputet Zijush Ahmeti: Lugina me status të privilegjuar?
Politikat e Bidenit në ditët e para (profili+video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration