Filmit "Martesa" i ndahet një çmim
Kulturë

Filmit "Martesa" i ndahet një çmim

04.Jan.2019 14:28
0

Mbarë e ka nisur vitin ekipi i filmit “Martesa”, pas nominimit për çmimin “Oscar” ky film ka marrë çmimin e “SEE Online Film Festival”.

Filmi me regji të Blerta Zeqirit, bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është fitues i kategorisë kryesore – për film artistik – të edicionit të parë të këtij festivali. Anëtarët e jurisë që kanë bërë përzgjedhjen e fituesve janë: Steve Abbott, Sreten Zhivojinoviq dhe Mario Mazzarotto.

Në kategorinë e filmit më të mirë dokumentar fitues ka dalë “The Manakia Brothers. Diary of a Long Look Back” nga Rumania me regji të Eliza Zdru. Filmi më i mirë i shkurtër është shpallur “Heimlich” realizuar nga regjisori grek Kostas Bakouris, ndërsa fitues i çmimit për animacionin më të mirë është projekti shqiptaro-grek, “Ethnophobia” me regji të Joan Zhongas, shkruan Koha Ditore.

Kreshnik Berisha, producent dhe bashkëskenarist i “Martesës” ka thënë se çmimin e “SEE Online Film Festival” e ka ndarë juria, derisa filmi është vënë në dispozicion të shikuesve online..

       

Gili dhe Ilir Berani shënojnë 33 vjetorin e karrierës me program muzikor
Komuna e Bujanoci shpal konkurs për ndihma të studentëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration