Filarmonia e Kosovës hap sezonin koncertal, kujton dirigjentin Bahri Çela
Kulturë

Filarmonia e Kosovës hap sezonin koncertal, kujton dirigjentin Bahri Çela

11.Sep.2018 09:09
0

Dy kompozitorët që bënë revolucion në fushën e muzikës, secili në periudha të ndryshme kohore, njëri si një prej më të famshmëve dhe më me ndikim në të gjitha kohërat, dhe tjetri një prej kompozitorëve më me nam të shekullit XX, njihen për veprat kërkuese.

Beethoveni, i cili solli një frymë tjetër në kapërcimin midis klasicizmit dhe romantizmit, njihet nga të gjithë sidomos për simfonitë e tij. Filarmonia e Kosovës solli jo për herë të parë “Simfoninë nr. 7”. Por programin e së dielës mbrëma, i cili njëherësh shënoi koncertin e parë të sezonit 2018-2019, e hapi me veprën sfiduese, “Koncertin për violinë dhe orkestër nr. 1” të kompozitorit rus Shostakovich. Yll i mbrëmjes ishte koncertmjeshtëri i Filarmonisë, violinisti i njohur kosovar Visar Kuçi. Koncertin e drejtoi dirigjenti spanjoll Fernando Briones, i cili u rikthye në Prishtinë për herë të dytë.

Pak minuta pasi që muzikantët e orkestrës zunë vend në ulëset e tyre, drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, u ngjit në skenë. Me një minutë heshtje dhe një fjalim ai kujtoi figurën e madhe të muzikës klasike në vend, dirigjentin Bahri Çela, i cili vdiq të dielën në mëngjes në Londër. Ai ishte njëri prej themeluesve të institucionit më të lartë të muzikës në vend, dhe po ashtu, si pedagog, qe meritor për shkollimin e shumë gjeneratave të muzikantëve, që sot janë pjesë e skenës në Kosovë. Me këtë rast, Jashari tha se Çela do të mbahet në mend për “punën e tij kolosale në fushën pedagogjike, si në edukimin e mesëm ashtu edhe në Fakultetin e Muzikës në Prishtinë, ku ndikoi fuqishëm në krijimin e brezave të tërë të kuadrit profesional që nga viti 1978 e deri në pensionimin e tij në vitin 2006” 

Sipas Beogradit, Kina rikthen raportimin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration