FIFA vendos: Nuk ka transferime pa përfunduar sezoni
Sport

FIFA vendos: Nuk ka transferime pa përfunduar sezoni

10.Jun.2020 11:13
0

FIFA ka shprehur mendimin e saj për problemin shumë të nxehtë të kontratave që skadojnë më 30 qershor. Ideja e institucionit më të rëndësishëm të futbollit në botë është që lojtarët të mos lejohen që të ndryshojnë skuadrat para se të përfundojë sezoni, duke shtrirë në mënyrë efektive kohëzgjatjen e kontratave. Për ta bërë këtë, FIFA dëshiron të vendosë një datë të përbashkët për fillimin e transferimeve

E lehtë për t’u thënë, por e vështirë për t’u zbatuar në praktikë. Para së gjithash, ekziston problemi i vullnetit të lojtarëve, të cilët, me skadimin e 30 qershorit, kanë të drejtë të çlirohen nga kontratat. Të njëjtën gjë duan edhe shumë klube, që nuk kanë ndërmend të zgjasin, madje edhe për disa muaj, kontratën e disa prej punonjësve të tyre.

E vetmja siguri është nevoja për të gjetur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur sepse koha po skadon.

PVD nis furishëm fushatën zgjedhore në Bujanoc: Ditë të mira vijnë veç me subjektin tonë (foto&video)
Klubi i madh anglez interesohet për talentin Havertz
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration