FIFA sot zgjedh më të mirët, votoi edhe 'Zëri'
Sport

FIFA sot zgjedh më të mirët, votoi edhe 'Zëri'

11.Sep.2018 09:09
0

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë - FIFA do të zgjedhë sot më të mirët e këtij viti. Vëmendja më e madhe pa dyshim që pritet të jetë për çmimin “FIFA Lojtari më i Mirë i Vitit”, për të cilin do të garojnë Cristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Mohamed Salah. Për këtë çmim, që votojnë trajnerët dhe kapitenët e përfaqësuesve pjesëtare të FIFA-s dhe gazetarë nga anembanë bota, vota për herë të dytë i është besuar edhe gazetës “Zëri”, respektivisht redaktorit të rubrikës së Sportit Valon Konushevcit

Federata Ndërkombëtare e Futbollit - FIFA do të zgjedhë sonte më të mirët e vitit 2018, shkruan sot gazeta Zëri.

Në përzgjedhjen e laureatëve të vitit 2018 të drejtë votimi kanë përzgjedhësit e kombëtareve, kapitenët e tyre dhe nga një gazetar profesionist prej secilit vend që është anëtar i FIFA-s.

Por, parasysh do të merren edhe votat “online” të tifozëve.

Nga Kosova, përveç trajnerit Bernard Challandes dhe kapitenit Samir Ujkani, i është besuar vota për të dytin vit edhe gazetës “Zëri”, respektivisht redaktorit të rubrikës së Sportit Valon Konushevcit.

Janë plot nëntë çmime të ndryshme të cilat do të ndahen nga ana e FIFA-s, por vëmendja më e madhe pa dyshim pritet të jenë për çmimin “FIFA Lojtari më i Mirë i Vitit”.

Cristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Mohamed Salah janë treshja e futbollistëve që do të garojnë për të çuar në shtëpi këtë trofe individual.

Ronaldo, i cili e ka fituar plot pesë herë këtë çmim, e drejtoi ish-klubin e tij Real Madridin drejt titullit të tretë radhazi të Ligës së Kampionëve, duke kontribuuar me plot 15 gola të realizuar në këtë garë.

Kjo është hera e dhjetë që ai është në mesin e tre futbollistëve në garë për këtë çmim.

Ai e ka fituar këtë çmim gjatë viteve 2008, 2013, 2014, 2016, 2017 dhe ka zënë vendin e dytë në katër raste gjatë viteve 2009, 2011, 2012, 2015, ndërsa një herë kishte mbetur i treti (2007).

Ndërkohë, dy kandidatët e tjerë për këtë çmim janë për herë të parë në mesin e tre futbollistëve më të mirë në botë.

Ish-bashkëlojtari i Ronaldos, Luka Modric, ishte gjithashtu kyç në suksesin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe kroati gjithashtu e çoi kombëtaren e tij drejt finales në kupën e botës “Rusia 2018”.

Futbollisti tjetër që e plotëson treshen më të mirë të FIFA-s është sensacioni i edicionit që sapo lamë pas, Mohamed Salah.

Sulmuesi i Liverpoolit ishte i jashtëzakonshëm për klubin anglez, duke realizuar plot 44 gola dhe 16 asistime në edicionin 2017-2018 dhe duke i ndihmuar “Të Kuqtë” drejt rrugëtimit të tyre drejt finales së Ligës së Kampionëve, ku u mposhtën nga Real Madridi.

Instagram së shpejti me opsione të reja
Banorëve të Preshevës nuk iu intereson ndryshimi i kufirit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration