FIFA me fond për të ndihmuar lojtarët që nuk paguhen
Sport

FIFA me fond për të ndihmuar lojtarët që nuk paguhen

12.Feb.2020 08:18
0

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka krijuar një fond për të ndihmuar futbollistët që mbesin pa u paguar kur klubet e tyre futen në vështirësi financiare apo falimentojnë.

Lajmin e ka bërë të ditur FIFA të martën në faqen zyrtare. Unioni Botëror i Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) ka llogaritur se rreth 50 klube në 20 shtete – kryesisht në Evropë Lindore dhe Azi – janë shuar në pesë vitet e fundit, duke lënë qindra futbollistë pa paga, transmeton Koha Ditore.

Në shumë raste, FIFPro thotë se klubet shpejt janë rikrijuar me vetëm një ndryshim të vogël në emër. FIFA në komunikatë ka thënë se ka arritur marrëveshje me FIFPro për të krijuar fondin, duke mbledhur deri në 16 milionë dollarë deri më 2022.

“Me këto grante ne nuk do të mbulojmë pagat e plota të lojtarëve, ky fond do të ofrojë një rrjet të rëndësishëm të sigurisë”, është thënë nga FIFA.

Albin Kurti do të takohet për herë të parë me Aleksandër Vuçiq
Avioni ekologjik që shpreson të “pushtojë” qiejt
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration