Festivali i filmit në tiranë: nga sot do shfaqen mbi 200 filma
Kulturë

Festivali i filmit në tiranë: nga sot do shfaqen mbi 200 filma

23.Sep.2019 14:47
0

Tirana International Film Festival/Oscar Qualifying është hapur nga sot, më 23 shtator, duke u shndërruar në një rast të jashtëzakonshëm për të ndjekur filmat e fundit.

“Ka një program të ngjeshur. Struktura është po ajo që ka qenë e ndarë në “competition” dhe “jo competition”. Në kategorinë ”competition” këtë radhë kemi një speciale që ne e quajmë fokus. Dhe fokusi i këtij viti është “transition”, me rastin e 30 vjetorit të rënies së murit të Berlinit. I kemi dedikuar një program special. Gjithashtu kemi një program me filma specialë. Për t’u përmendur është filmi i fundit i Almadovar. Filmi i fundit i Yorgos Lanthimos. E mbyllim me një nga prodhimet e fundit shqiptare, që për koincidencë është edhe bashkëpuntori më i ngushtë Florenc Papas, me filmin “Open Door”, u shpreh Agron Domi, drejtor i festivalit.

Programi RetrospecTIFF sjell në Shqipëri Ali Asgarin dhe Farnoosh Samadin, të dy anëtare të Akademisë së Artit e Shkencës SHBA.

“Siç është deklaruar, fituesi i Best Short, që del nga kategoria Fiction dhe Animation, shkon për Oscar, merret në konsideratë. Ali Asgari dhe Farnoosh Samadi, që janë të dy antarë të Akademisë janë pjesë e një grupi tjetër, të cilët gjykojnë filmat që propozohen nga këto festivale. Pra janë 94 festivale në botë, ku TIFF bën pjesë në këtë elitë festivalore”, tha Domi.

Për një javë, nga sot e  deri të dielën, kryeqyteti do të shndërrohet në një zonë ekskluzivisht kushtuar filmit në dy kinema të ndryshe te Millenium dhe Agimi. Mbi 200 filma do të shfaqen në ekranin e madh. Çka e bën këtë një mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë të apasionuarit e filmit, por jo vetëm, për të qenë pjesë e këtyre ditëve dhe netëve kushtuar filmit dhe debatit për filmin.

Shtatë juritë ndërkombëtare të përbërë nga skenaristë kryesorë të filmit, regjisorë, producentë kritikë, do të vlerësojnë filmat duke ndarë edhe çmimet përkatëse në natën përmbyllëse.

Zgjidhni problemin e fryrjes së barkut dhe të gazrave pa ilaçe: Ushtrim joge prej dhjetë minutash për punë më të mirë të zorrëve
Tërmeti, provimi i parë i ndërtimeve të Tranzicion
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration