Fati është trashëgimtari i fronit të Messit dhe më i riu që ka shënuar dy gola në La Liga
Sport

Fati është trashëgimtari i fronit të Messit dhe më i riu që ka shënuar dy gola në La Liga

04.Feb.2020 13:23
0

Emri më i përmendur te tifozët e flaktë të Barcelonës nuk është më Lionel Messi.

Ata kanë një të ri dhe ai vjen në formë të një djaloshi 17-vjeçar thatanik nga një shtet afrikan, Guinea-Bissau, shkruan sot Koha Ditore.

Ansu Fati shpërtheu në skenë te një nga klubet më të famshme në botë, ndërsa shënoi dy herë të dielën në fitoren 2:1 ndaj Levantes. Ai u bë lojtari më i ri që shënoi dy gola në një ndeshje në La Liga. 

Trashëgimtar i fronit të Messit, ai po ashtu është golashënuesi më i ri i Barcelonës, kur u aktivizua nga banka rezervë dhe realizoi ndaj Osasunas në La Liga në fund të gushtit të vitit të kaluar.

Ai, në shtator bëri sërish histori, duke u bërë debutuesi më i ri i Barcelonës në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Nuk është befasi që Barcelona ka vendosur një klauzolë për lirim afro 105 milionë euro në kontratën e Fatit, për të mbrojtur asetin që ka.

I biri i futbollistit 

Babai i Ansut, Bori Fati kishte aspiratat e veta si futbollist.

Në vendlindje, Guinea-Bissau, ai luajti profesionalisht para se të emigronte me familje në Portugali.
Atje, Bori luajti në disa skuadra amatore në liga më të ulëta, derisa lexoi një storie të një qyteti andaluzian të quajtur Marinaleda, në afërsi të Sevillas, që po ofronte punë për emigrantët.

Grenell i kërkon Kurtit ta heqë taksën, paralajmëron një marrëveshje Kosovë-Serbi
Microsoft: 40 milionë dollarë për shëndetin përmes IA
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration