EURO 2020: Triumfojnë Gjermania dhe Holanda (video)
Sport

EURO 2020: Triumfojnë Gjermania dhe Holanda (video)

10.Sep.2019 08:25
0

Irlanda e Veriut u detyrua të dorëzojë kryesimin e grupit C në eliminatoret e Europianit 2020, pas humbjes 0-2 në shtëpi, ndaj Gjermanisë që intrigon edhe më shumë fatet e kualifikimit. 

Në prani të 18 mijë tifozëve në Uindsor Park u zhvillua një betejë e bukur sportive, por në fund ishin miqtë ata që festuan suksesin dhe kryesimin për shkak golaverazhi. Goli i parë erdhi nga Halshtengberg me një goditje fluturimthi ndërsa pikërisht kur po mbyllej kështu, Gnabri në limitin e pozicionit jashtë loje dhe pranë vijës fatale, shënoi golin e dytë.

Në po të njëjtin grup Holanda shkatërroi 4-0 Estoninë në transfertë, dhe i afrohet kreut në vetëm 3 pikë larg. Tulipanët u imponuan me meritë në Talin falë dopietës së Rajan Babel, e më pas Depai dhe Vajnaldum, ky i fundit nga paaftësia e portierit Lepmets.

Kroacia mori vetëm 1 pikë në transfertën ndaj Azerbajxhanit, një ndalesë e papritur për skuadrën dalmate favorite në grupin E. Nënkampionët e botës u nisën fuqishëm dhe arritën të marrin avantazhin me penalltinë e konvertuar në gol nga Luka Modriç. Miqtë shpërdoruan të tjerë shanse me Rebiç, por azerët nuk u dorëzuan, duke sjellë festë në stadium në pjesën e dytë. Khalilzada firmosi barazimin ndërsa për padronët e shtëpisë u regjistruan dhe dy gola të anuluar për pozicion jashtë loje.

Në përballjet e tjera, spikat fitorja 4-0 e Belgjikës në Skoci, një ndeshje që praktikisht shuan shpresat e ishullorëve për Europianin.

35 aforizma nga Rumiu: "Ngri fjalët e tua, jo zërin tënd"...
Televizioni australian: Kosova, brenda katër vjetëve, nga joekzistente në prag të kualifikimit në EURO 2020
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration