Etemi: Festivali i PreFoto do të zgjerohet edhe me “Javën e filmit mbarë shqiptar”
Kulturë

Etemi: Festivali i PreFoto do të zgjerohet edhe me “Javën e filmit mbarë shqiptar”

22.Nov.2019 08:31
0

Drejtori ekzekutiv i festivalit ndërkombëtarë të fotografisë “PreFoto”, Argjent Etemi në një intervistë për Titulli.com deklaroi se “PreFoto” në të ardhmen nuk do të jetë vetëm një festival i fotografisë por do të zgjedhohet edhe në film, ëorkshpo dhe punëtori.

 Ai thekson se këtë vit kanë marrë pjesë rreth 220 fotografi nga 60 shtete të ndryshme. Etemi shton se edhe këtë vit festivali ka arritur të jetë një ndër festivalet më të rëndësishme deri më tani.

 “Besojmë se kemi arritur pritshmërit tona, pasi çdo vit ky organizim i këtij festivali sa vjen dhe zgjerohet si nga cilësia e veprave te prezantuara, numri i aplikuesve dhe sigurish i publikut vendas qe na nderojnë gjithmonë me vizitën e tyre këtij Festivali. Gjithmonë ne çdo edicion numri i aplikuesve është ne rritje. pasi vullneti, serioziteti ynë dhe puna e palodhshme qe kemi bere për te ngrit këtë konkurs sa më larte, kemi bërë që çdo vit kemi me mijëra foto të arritura në email dhe në sistemin online të aplikimit. të prezantuar në ekspozitë kanë qenë rreth 220 fotografi nga 60 shtete. Patjetër, ka qen rrugë e vështir në fillim e sidomos edicioni i pare, mirëpo fal vullnetit të mirë që qyteti jonë të njihet për një ngjarje kulturore, një ngjarje pozitive, duke u bërë antare e dy organizatave ndërkombëtare prestigjioze të fotografisë IAAP dhe PSA kemi bëreë që emri i qytetit të Preshevës nëpërmjet Festivalit PreFoto të depërtojë aq larg nëpër botë” – tha Etemi.

 Sipas drejtorit ekzekutiv PreFoto do të jetë edhe më i gjerë në të ardhmen që sipas tij do të kemi punëtori të ndryshme dhe mundësi që të shfaqim edhe filma shqiptarë. PreFoto për tu bërë një festival edhe jashtë fotografisë kërkon një mbështetje nga institucionet përkatëse, shkruan Titulli.com. 

 “Ne besojmë që PreFoto të vazhdoje dhe të zgjerohet edhe më shumë dhe jo të mbesë vetëm një festival i fotografisë, mirëpo të zgjerohet me tjera aktivitete si fillim një jave filmi mbarë shqiptar, workshope apo punëtori të ndryshme, si dhe të themi një mini akademi për te gjithë ata të ri që dëshirojnë dhe e kanë dëshirë fotografinë dhe filmin, të jenë në të ardhmen vet krijues dhe jo vetëm vizitor, mirëpo kjo sigurisht se kërkon mbështetje serioze institucionale, dhe të merret nën patronazhin e një institucioni përkatës, pasi që edhe dëshira për ti dhënë diçka këtij qyteti një ditë do të zbehet...”, tha drejtor ekzekutiv i PreFoto, Argjent Etemi

 

Legalisht në Evropë - jo azil
Rriten kërkesat e azilantëve nga Shqipëria, 21% më shumë aplikime në janar-shtator
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration