Eshtrat e Mid’hat Frashërit mbërrijnë në Shqipëri, sot rivarrimi në Tiranë
Kulturë

Eshtrat e Mid’hat Frashërit mbërrijnë në Shqipëri, sot rivarrimi në Tiranë

16.Sep.2018 21:09
0

Kanë mbërri në Shqipëri eshtrat e personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, Mid’hat Frashëri.

Homazhet për Mid’hat Frashërin po zhvillohen në Akademinë e Shkencave prej orës 09:00, ndërsa eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri sot në 11:30.

Qysh në moshë të re, Mid’hat Frashëri u bë një ndër njerëzit e shquar që ndihmuan në krijimin e alfabetit modern të gjuhës shqipe dhe ishte ndër firmëtarët e pavarësisë në Vlorë.

Ai njihet edhe për bibliotekën dhe librarinë e tij të madhe Lumo Skëndo.

Mid’hat Frashëri ishte një luftëtar kundër komunizmit. Ai iku nga Shqipëria në nëntor 1944 me mbarimin e luftës dhe më vonë krijoi Komitetin Shqipëria e Lirë që do ta kishte qendrën në Shtetet e Bashkuara.

Kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri shënon edhe një përmbushje të dëshirës së tij për t’u prehur në vendlindje.

 

 
Këto gabime që po bëni me furçën e dhëmbëve ju zbehin buzëqeshjen
Përdoruesve të iPhonet po iu bllokohet “Apple ID”, kështu mund t’i zhbllokoni ato
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration