Erdogan kërcënon se do t'i lejojë refugjatët të kalojnë në Evropë
Rajoni dhe Politika

Erdogan kërcënon se do t'i lejojë refugjatët të kalojnë në Evropë

08.Nov.2019 08:13
0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përsëriti kërcënimin e tij për "hapje të dyerve" ndaj Evropës për refugjatët sirianë, nëse Bashkimi Evropian nuk i jep ndihmë shtesë për ta.

Duke folur përkrah kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, të enjten në Budapest, Erdogan tha se Turqia nuk mund ta bartë e vetme barrën e strehimit të refugjatëve.

Turqia strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë, me rreth 3.6 milionë shtetas sirianë të regjistruar, ka bërë të ditur Komisionari i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara.

Një pjesë e strategjisë së Turqisë kur ka pushtuar verilindjen e Sirisë në muajin tetor ka qenë krijimi i një zone të sigurt atje, ku do të rivendoste dy milionë refugjatë sirianë.

Ky plan nuk mbështetet nga grupet e të drejtave të njeriut dhe vendet evropiane dhe ka marrë kryesisht reagime negative nga shtetet e tjera anëtare të NATO-s.

Me një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në, Turqia është zotuar se do të pranojë çdo migrant pa dokumente që do të shkonte në BE nga Turqia.

Në këmbim, Ankaraja ka pranuar 3.3 miliardë dollarë ndihmë të menjëhereshme dhe shumën e njëjtë në fund të vitit 2018.

Sidoqoftë, Erdogan, sipas llogaritjeve të tij, tha se Turqia ka shpenzuar 40 miliardë dollarë për të mbështetur refugjatët.

"Pa marrë parasysh nëse marrim mbështetje ose jo, ne do të vazhdojmë t'i ndihmojmë mysafirët që presim. Por, nëse kjo nuk funksionon, atëherë do të duhet t'i hapim dyert", tha Erdogan.

Ai ka bërë kërcënime të ngjashme edhe në shtator.

Në vitin 2015, Evropa ka përjetuar krizën më të madhe me migrantë që nga Lufta e Dytë Botërore. Mbi një milion njerëz, kryesisht të ikur nga luftërat në Lindjen e Mesme, kanë hyrë në kontinent.

Kurti thotë se reciprociteti me Serbinë është i nevojshëm edhe për pranimin e diplomave
Cila është ekstra zona në komunën e Bujanocit me tatim në pronë më të lartë ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration