Enver Sahiti botoi librin Futbolli – sistemet dhe taktika
Intervista

Enver Sahiti botoi librin Futbolli – sistemet dhe taktika

20.Mar.2013 22:39
0
Momenti i fillimit e të shkruarit vjen vetvetiu, kur autori ndjenë një siguri në vete se kultura, aftësitë, dituritë e tij arrijnë një nivel të caktuar dhe mjaftojnë për tu ballafaqua me sfidë të caktuar dhe ka shans për ta mposhtur. Mirëpo ende nuk është i sigurt a do ta mposhtë, ajo vjen me përfundimin, daljen e librit nga shtypi ku më kthim nuk ka. Kamë një parandjenjë se ende nuk jemi liruar nga një kompleks jo relevant  si është “ perfeksionimit në krijimtari “ sepse gjithmonë ka njerëz që janë të prirur të ushqejnë mendimin për ekzistimin e “ librave të përkryera “, ato nuk ekzistojnë por këto mendime janë të njerëzve me nivel mediokër, të bazuara në egoizëm të tepruar. Librin ia përkushtoj 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit Shqiptarë, dhe jam krenarë se sadopak kamë kontribuar në kulturën e kombit tim me veprimtarinë time së pari si futbollist, pastaj si pedagog e tani si trajner dhe metodicent me tre libra të shkruara, deklaroi gjatë nje interviste trajneri dhe pedagogu Enver Sahiti nga Presheva. Ai botoi librin e tretë Futbolli – sistemet dhe taktika.   enver sahiti-libriTre vjet tre libra mos janë shumë për një kohë kaq të shkurtë, është rezultat motivimi, pasioni, obligimi, përgjegjësie intelektuale ? Sahiti: Më duket krejtësisht normale kur një intelektual reagon konform kohës dhe në momentin e duhur i përgjigjet kërkesave universale civilizuese të shoqërisë në këtë mënyrë. Intelektualët e vërtetë nuk ndikohen nga trendët ditore, sepse kërkesat e zhvillimit të shkencës dhe kauza kombëtare nuk pranon kurrfarë kompromise  por determinohet nga vlera me standarde tjera, intelektualët meritat e tyre duhet ti mbështesin në kontributin e tyre fundamental në lëmit si janë kultura, shkenca, arti. Kozmosi dhe faktit se nuk jemi rastësisht në këtë Botë na detyron ti përgjigjemi sfidave të ndryshme të kohës në të cilën jetojmë. Bota e qytetëruar gjatë historisë ka ndërtuar vlera universale civilizuese konform standardeve të caktuara, prandaj detyrim intelektual e çdo gjenerate është të kontribuojë në përmbushjen dhe të jetojmë sipas tyre. Deri kur të jemi spektatorë pasiv dhe të presim që tjerët të punojnë për ne, pse të lejojmë të vijnë të huajt të na japin leksione, a nuk është koha të vetëdijesohemi, ndërgjegjësohemi, duke punuar, shkuar me kohën dhe duke u bërë pjesëmarrës direkt në kontributet civilizuese globale. Deri kur të dëgjojmë - merremi me debate politike ditore pa kurrfarë strategji të jetës, në kafenetë tona të cilat na janë bë “ universitete me karakter politik “,  sa e sa herë i kamë dëgjuar edhe personalisht mjerisht disa shokë të mijë se “ përse shkruan kur të gjitha janë në internet ” . Po të nderuar por nga ato që janë në internet kontributi i jonë – shqiptarë është baras me zero.   A ekziston moment specifik që provokoi personalitetin tuaj për të filluar me shkrua ? Sahiti: Momenti i fillimit e të shkruarit vjen vetvetiu, kur autori ndjenë një siguri në vete se kultura, aftësitë, dituritë e tij arrijnë një nivel të caktuar dhe mjaftojnë për tu ballafaqua me sfidë të caktuar dhe ka shans për ta mposhtur. Mirëpo ende nuk është i sigurt a do ta mposhtë, ajo vjen me përfundimin, daljen e librit nga shtypi ku më kthim nuk ka. Krejt kësaj i paraprinë sakrificat e personit qysh nga fillimi i shkollimit dhe edukimit në institucione të caktuara. Unë së pari kamë përzgjedhë profesionin që e dua e pastaj iu jam mirënjohës të gjithë pedagogëve të mijë duke fillua nga shkolla fillore, mesme, elitës së profesorëve të Universitetit të Prishtinës, Beogradit, Bratisllavës, Pragës posaçërisht profesorëve të universiteti të Pragës një institucioni me traditë mbi 600 vjeçare. Kamë pasur nderin dhe fatin se ndër ligjëruesit e shumtë kanë qenë ekspertët dhe metodicentët më eminent Botërorë si janë M. Choutka, L. Dobry, L. Kacani etj. autorë të më shumë se dhjetëra teksteve. Kultura dhe vetëdija universitare dhe akademike e Botës perëndimorë nuk lejon të ligjërojnë  “ profesorët, doktorët “ jo meritorë. Ndoshta deklaratat e mia reflektojnë pasjellshmëri nga ana ime, por edukata personale më obligon të jem korrekt në vlerësimin e të gjitha angazhimeve, veprimeve, kontributin timin dhe të tjerëve me  transparencë maksimale dhe më kanë mbjellë guximin për ta mbrojt dhe thënë të vërtetën në momentin e duhur se vetëm atëherë veprimi dhe mendimi i juaj ka vlerë, derisa të mësohemi me standardet dhe kërkesat e caktuara të kohës, se në Botën perëndimore nuk ka vend për  “vetëkënaqësi personale “ por, vetëm sfida të rrallës. Me sjellje të  nivelit të kulturës feudale, e në anën tjetër me kërkesa për të iu bashkëngjitë kulturës perëndimore nuk shkon !   Libri i radhës ku qëndron mes dy të mëparshme ?  Sahiti: Padyshim kauzaliteti mes përmbajtjes së librave ekziston, ato plotësohen mes veti duke krijuar – mbajtur një vazhdimësi sa i përket trajtimit të procesit të trajnimit. Në librin e parë trajtohen tema nga përgatitja e aftësive psikofizike, krijimin e ekipit, lojtarit, trajnerit dhe planin - etapat e përgatitjeve të sportistit. Në librin e dytë trajtohen temat e të ushtruarit, përvetësimit dhe përsosmërisë së teknikës dhe gjithë procesi didaktiko - metodikë. Në librin e tretë trajtoj rëndësinë rolin dhe evolucionin e sistemeve dhe formave të taktikës në lojën e futbollit. Pra të gjitha librat janë një tërësi e përbashkët, plotësohen mes veti dhe kanë  vazhdimësi nga e para deri te e treta.   Pse kemi kaq pak literaturë në lëmin e sportit, gjegjësisht futbollit ? Sahiti: Kamë një parandjenjë se ende nuk jemi liruar nga një kompleks jo relevant  si është “ perfeksionimit në krijimtari “ sepse gjithmonë ka njerëz që janë të prirur të ushqejnë mendimin për ekzistimin e “ librave të përkryera “, ato nuk ekzistojnë por këto mendime janë të njerëzve me nivel mediokër, të bazuara në egoizëm të tepruar. Asnjë person nuk është bërë i famshëm duke shkruajtur vetëm një libër, e ata që mendojnë ashtu kanë për të pritur gjatë. Kultura në përgjithësi e një kombi, ngushtë lidhet me arsimimin e tij që si pasojë ka krijimtarinë në formën e të shkruarit, themelimin e instituteve shkencore që si pasojë kanë themelimin e bibliotekave të cilat mjerisht janë të pakta në vendin tonë. Kamë një parandjenjë dhe fakte se çdo ditë e më shumë popullata jonë është duke braktisur leximin si element themelor i çdo kulture, për të ardhur keq.   Kujt i dedikohet dhe mundë ti shërbejë libri ?  Sahiti: Librin ia përkushtoj 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit Shqiptarë, dhe jam krenarë se sadopak kamë kontribuar në kulturën e kombit tim me veprimtarinë time së pari si futbollist, pastaj si pedagog e tani si trajner dhe metodicent me tre libra të shkruara. Librin mundë të përdoret nga ana e të gjithë atyre personave që në çfarëdo forme merren me sport – futboll qofshin arsimtarë, profesorë, student të Fakulteteve të Kulturës Fizike, gazetarë, trajner të shkollave të futbollit të gjitha niveleve si dhe trajner të klubeve të kategorive të ndryshme. Me modesti e them se libër të këtijë lloji që trajton problemin e sistemeve dhe taktikës në lojën e futbollit janë të rralla, apo fare nuk ka në literaturën e futbollit Shqiptarë dhe në shtetet e Ballkanit. Me këtë nënkuptoj edhe vëllimin e tekstit prej 300 faqe, që ekskluzivisht i përkushtohet vetëm taktikës së futbollit. Libri ka arrit një volum prej 300 faqesh sepse në tekstin konkret në mënyrë të detajuar shpjegohen të gjitha llojet e sistemeve prej fillimit të lojës së futbollit deri në ato të ditëve të sotme, gjithashtu të gjitha format e taktikës me metodikën e të ushtruarit dhe përsosmërisë. Tjetër që është me rëndësi se në tekstin aktual për herë të parë në metodikën e trajnimit sportiv kamë përpilua dhe sistemua komponentët bazë të taktikës, si trend i ri në teorinë e trajnimit sportiv.   Si priten librat tuaja nga ana e atyre që merren me futboll ?  Sahiti: Sinqeriteti më detyron të jem transparent. Jam i zhgënjyer nga interesimi i vogël nga ana e atyre që merren në formë direke – indirekte me futboll. Si duket kurrë nuk do ta kuptojnë bashkëkombësit se ka edhe Shqiptarë që kanë njohuri dhe nivel të mjaftueshëm për të shkruar tekste që i përmbushin standardet e futbollit modern – sotëm dhe janë të shkruara duke përmbushur të gjitha kërkesat didaktiko – metodike të procesit të trajnimit me standarde të UEFA – së. Me gjithë përgjegjësi e them se tekstet e mia mundë të përdoren nga ana e të gjithë atyre që studiojnë në shkollat për trajner të futbollit me plan programe të UEFA – së në gjithë Botën. Por skeptikëve, nihilistëve ordinerë kurrë nuk i mungon injoranca.   A keni bashkëpunim me federatat e futbollit të R. së Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë ?  Sahiti: Edhe pse jam i gatshëm të jap kontributin tim në rrafshin teorik dhe praktik asnjëherë nuk kamë marrë kurrfarë ftese edhe pse iu kanë informata për personalitetin tim, të gjitha federatat e futbollit. Në televizionet e këtyre shteteve disa herë kamë parë se ka pasur seminare por në ato kanë qenë të ftuar apo ekspertët lokal apo të huaj nga Italia Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia. E zakonshme për ne shqiptarët lokalizmi ekstrem patologjik dhe nënçmimi i ekspertëve vendorë “ si ekspert të dorës së dytë “ sepse gjithmonë të huajt për ne janë zotëri  e na jemi skllevër. Besoj se do të vijë dita të vetëdijesohemi dhe do të dimë së pari ta nderojmë vetveten të kemi dinjitetin tonë e pastaj të huajt si është zakon gjithkund. Ah ky kompleks dhe xhelozia e jonë primitive feudale, e jo Osmane si e kemi zakon të shprehemi ! Po e hedh në analizë faktin se unë nuk dijë që një trajner shqiptarë deri tash të jetë angazhuar në ndonjë vend fqinjë e absurde është të mendojmë në ndonjë shtet elitar të futbollit, mbi këtë problem duhet të ndalemi dhe mendojmë thellë dhe të pyesim ku janë shkaqet ? Dëshiroj që lexuesit këto kritika ti marri në formë të sugjerimeve, këshillave për të lëvizur – punuar në drejtim të duhur. Në jetë nuk duhet ngatërruar termat për mos të qenë rob të së kaluarës por të mendojmë dhe punojmë për të ardhmen tonë.   A keni patur ndonjë sponzor për librin ? Sahiti: Iu jam drejtuar disa fondacioneve në Maqedoni, Ministrisë së Arsimit të Kosovës,  Kuvendit Komunal të Preshevës, Këshillit Nacional, por si duket sponzorimi i librave te shqiptarët është tabu temë. Pasi që nuk ka interes të sponzorohen librat nga lëmia e futbollit që janë të rralla më lindë dyshimi se në luginën e Preshevës kahmoti sikur të mos ekzistojë klasa intelektuale, të gjithë udhëheqësit janë bërë  politikanë dhe financojnë vetëm militantët partiak, është për të ardhur keq por e vërtetë. Edhe pse në panele të mediave informative dëgjojmë deklarata të shumta të natyrës së investimit në dije, por ato janë vetëm retorikë ditore e pushtetarëve në gjithë trevat mbarë shqiptare.   Niveli i futbollit Shqiptar ? Sahiti: Kushte themelore për të arritur nivele më të larta janë : Investimi në infrastrukturë dhe kuadrin profesional, ndryshimi i raporteve në klube ndaj angazhimit të trajnerëve, kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në klub, shembuj ( Ser. A. Ferguson, A.Ëenger ), ndryshimi i raporteve lojtarë – trajner ( respekt apsolut dhe përgjegjësi ), masivitet duke filluar nga moshat më të reja, formim të shkollave, akademive të futbollit, të kuptohet futbolli si sport dhe biznes, të organizohen seminare të niveleve të ndryshme për trajner, refer dhe menaxher.   A keni momentalisht ndonjë angazhim tjetër përveç të shkruarit ?  Sahiti: Herë pas herë kamë oferta individuale për seanca stërvitore dhe këshilla në formë menaxheri që i duhen klubeve për angazhimin e ndonjë lojtari, këshilla për përpilimin e planë programeve stërvitore të klubeve etj. Punësim të përhershëm nuk kamë sepse nuk mundë ta mbajë në krahë “ pushkën partiake “ si militanti i ndonjë partie të sotme, e rëndë është për mua se nuk jam i trajnuar as në kohën e komunistëve e nuk dua ta mbajë as në kohën e neokomunistëve të sotëm, e çuditshme !   Kur do ta presim librin e radhës dhe planet tuaja në të ardhmen ? Sahiti: Patjetër edhe libri i katërt, vetëm më dhasht Zoti shëndet, në planin tim personal nuk ka vend për pushim, ndjej kënaqësi duke shkruar e cila buron nga kultura dhe përgjegjësia ime intelektuale dhe kauza kombëtare. Ndoshta do të ju duket e çuditshme por gjithmonë më ka munguar leximi, në këtë periudhë të jetës më mungon edhe shkrimi e pazakontë ndoshta për dikend që e paragjykon profesionin tim. Kontributi për gjeneratat e ardhshme është amanet i kombit dhe Zotit, që mos të lejojmë që pasardhësit tanë të jenë rob të konsumimit të diturisë vetëm nga literaturat e huaja por ta kenë në gjuhën e bukur të Bogdanit, Kristoforidhit, Naimit, Fishtës, Mjedës, Kadares, pak sentimentalizëm nuk Ju pengon.  Kamë disa oferta dhe planifikoj brenda një kohe të merrem me trajnimin e ndonjë ekipi të futbollit, jam duke i analizuar ofertat aktuale. Pas një pauze të shkurtër kamë në plan të shkruaj një libër për “ Modelimin e procesit të trajnimit “, që ka të bëjë me aplikimin e formave metodiko – organisative dhe socialo – interaktive direkt në procesin e trajnimit brenda një mikrocikli si trend në lojën e futbollit të sotëm. Natyrisht ky libër i ardhshëm do të jetë vazhdimësi e librave të mëparshëm. Besoj se lexuesit do të më jenë mirënjohës që i kam servuar literaturë të bollshme në gjuhën amtare e mos të jenë të varur si deri tani të jenë,  marrin pjesë në ligjëratat prepotente të fqinjëve tanë që na rrethojnë. Mendoj se fjalinë e fundit lexuesit nuk do ta marrin – kuptojnë si formë e shprehjes së nacionalizmit shqiptar !   Enver Sahiti është trajner futbolli dhe adhuron ?  Sahiti: Është trajner futbolli për të gjithë futbollistët të cilët kanë një qëllim, të arrijnë, bëhen futbollist kulmor. Të kontribuoj në ngritjen e futbollit në nivele sa më të larta, atje ku ideali më i lartë eliminohet, kombi, feja, rasa por vetëm shkëlqen futbolli nëpërmjet meritave personale. Pasi flas dhe shkruaj në gjuhën shqipe, patjetër se jam trajner shqiptarë, por jam shkolluar dhe ngritur si trajner në Evropë, Çeki – Sllovaki. Jam adhurues i futbollit Spanjoll dhe Anglez po të ishte e mundur sinteza e këtyre dy stileve të lojës do të ishte diçka që mund të përshkruhet me fjalën perfeksionizëm. Përndryshe në jetën private adhuroj çdo formë të artit, të lexuarit, muzikën, modën, artin si pikturën, skulpturën, sikur të mos isha orientuar në këtë profesion sigurisht do të kisha dëshirë të bëhesha shkrimtarë.   Intervistoi: Durgut Hasani  copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/enver-sahiti-libri.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Schulz: E ardhmja e Ballkanit është në BE
Në 1999, Turqia gati trupat për të ndërhyrë ushtarakisht për të mbrojtur Shqipërinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration