“Emisari” i Serbisë për Kosovë hidhëron Haradinajn me Hotin (video)
Rajoni dhe Politika

“Emisari” i Serbisë për Kosovë hidhëron Haradinajn me Hotin (video)

08.Jan.2021 08:01
0

Vizita e drejtorit të zyrës Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq në Kosovë më 6 dhe 7 janar është bërë arsye për një mospajtim të madh mes të qeveritarëve në Prishtinë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovë kanë konfirmuar se Petkoviqit i është refuzuar leje-vizita që do e bënte për nder të Krishtlindjes ortodokse por një autoritet më i lartë që është vetë Kryeministri Avdullah Hoti i dha leje zyrtarit serb.

Ardita Dushi, shefja e stafit të Kryeministit ka thënë për Klan Kosovën se Petkoviqit i është lejuar hyrja në Kosovë në koordinim të plotë me MPJD-në dhe instancat e tjera.

Sipas saj nuk ka pasur asnjë lloj refuzimi rreth lejes për këtë vizitë.

Vetë Petkoviq, të enjtën nuk e komentoi fare cështjen e leje-vizitës për të vecse foli me tone nacionaliste.

“ Lindja e Krishtit do të thotë dhe lindje e shpresës së re e forcimit të besimit bashkë me forcimin e shpirtit. Kjo na bënë më të fortë që të mbijetojmë e qëndrojmë në Kosovën tonë. Le të jetë kjo festë fillim i hyrjes në një vit më të mirë se ai që shkoi. Sepse cdo shtëpi, rrugë ,spital, banesë e kishë të re që e ndërtojmë është fitore për ne”,  tha Petkoviq nga port e Manastirit të Graqanicës.

 

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë më 14 shkurt, kush nuk mundet të kandidojë për deputet
BE: Puna në kuadër të dialogut duhet vazhduar, a mori Qeveria Hoti ftesë për takimin e radhës?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration