Ekzagjerimi i fitoreve osmane – minimizimi i atyre të Skënderbeut
Kulturë

Ekzagjerimi i fitoreve osmane – minimizimi i atyre të Skënderbeut

04.Mar.2019 08:38
0

ër Skënderbeun është shkruar nga shumë studiues të botës së huaj dhe asaj shqiptare, nga këndvështrime të ndryshme, të vërteta, gjysmë të vërteta, deri te ato panegjirike dhe mitologjike.

Për të zbardhur të vërtetat shkencore dhe dokumentet sekrete deri më tani të pazbuluara për heroin kombëtar dhe legjendar, Skënderbeun, duhet vazhduar me kërkime gjithëpërfshirëse shkencore dhe historike në arkivat e huaja e sidomos në arkivat dhe bibliotekat e Turqisë.

Kësaj radhe do të mundohemi që nëpërmjet kronikave klasike osmane dhe historiografisë moderne turke t’i gjejmë dhe t’i analizojmë opinionet pohuese dhe mohuese të studiuesve të ndryshëm për jetën dhe veprimtarinë e tij politike, strategjike-ushtarake dhe diplomatike, duke analizuar përmbajtjen e lëndës narrative të kronikave të shekullit XV-XVI, dhe shkrimeve të historiografisë moderne turke se deri ku përputhën pikat qenësore dhe ku dallohen në mes të këtyre dy burimeve, shkruan Koha.

Natyrisht se panegjerimi, glorifikimi, ekzagjerimi i përmbajtjeve e këtyre kronikave, dallon deri diku nga paraqitja dhe objektiviteti i historiografisë moderne turke në paraqitjen e figurës së heroit kombëtar.

Clinton para 22 viteve ndaloi klonimin e njeriut
Ndryshimi i kufirit akomodon apetitet hegjemone
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration