Ekspozitë me piktura të Van Gog në Paris
Kulturë

Ekspozitë me piktura të Van Gog në Paris

28.Feb.2019 07:02
0

Një galeri në Paris ua ofron vizitorëve mundësinë për t’u “zhytur” në ngjyrat e Vincent van Gogh si kurrë më parë. “L’Atelier des Lumieres” është duke projektuar në dysheme e mure versionet e digjitalizuara të disa prej veprave më të famshme të artistit, duke përfshirë “Starry Night Over the Rhone” dhe “Churchyard in the Rain”, shkruan Reuters.

Duke përcjellë iluzionin e gurgullimës së ujit me efekte të dritës e të zërit, këtë spektakël e shoqërojnë skena të pasura nëpërmjet teknologjisë. “Ne e kemi ‘Night Starry’, kemi luledielli dhe ngjyrat e ylberit”, ka thënë drejtori i galerisë Michael Couzigou për Reuters. Me këtë projekt kjo galeri e hapur në prill të vitit të kaluar, dhe e cila në fokus ka artin digjital, synon që kryeveprave të artit pamor t’u japë një dimension krejt tjetër. Galeria është e para e këtij lloji në Francë.

 “Ideja këtu është të ofrojmë diçka që është e ndryshme nga muzetë klasikë. Synojmë që vizitorëve t’u bëhet e mundur që të hyjnë brenda pikturave”, ka thënë Couzigou. Ekspozita “Van Gogh, La Nuit Etoilée” (Van Gogh, nata e zgjuar) u hap të premten dhe do të jetë në dispozicion deri më 31 dhjetor. Është projekti i dytë i galerisë së artit, pas një ekspozite të formatit të njëjtë me veprat e Gustav Klimtit (1862 – 1918) në vitin 2018, kur u inaugurua galeria.
Liverpool 5-0 Watford: Notat e lojtarëve, Van Dijk më i miri
Kështu duket sistemi i lumenjve të lashtë në Mars
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration