Edhe zyrtarisht nga ora 6 e mëngjesit janë mbyllur kufijtë tokësorë në Kosovë
Rajoni dhe Politika

Edhe zyrtarisht nga ora 6 e mëngjesit janë mbyllur kufijtë tokësorë në Kosovë

14.Mar.2020 11:40
0

Tashmë edhe zyrtarisht janë mbyllur të gjithë kufijtë tokësorë për udhëtarët që hyjnë në Kosovë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot më datë 14.03.2020, nga ora 06:00 ka mbyllur kufijtë tokësorë.

“Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë, të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t'iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë”, thuhet në njoftim. 

Sipas njoftimit nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale

“Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova”, thuhet tutje në njoftim.

" KORONA virusi " dhe masave preventive sipas Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc
“Adidasi” humb mbi një miliard dollarë në tregun e Kinës, goditet edhe “Puma”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration