Edhe shqiptarët e Malit të Zi bëhen bashkë në zgjedhje, do të dalin me një listë të përbashkët
Rajoni dhe Politika

Edhe shqiptarët e Malit të Zi bëhen bashkë në zgjedhje, do të dalin me një listë të përbashkët

26.Jul.2020 17:08
0

Partitë shqiptare në Malin e Zi po bëjnë përpjekje për të dalë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 30 gusht.

Kreu i Forcës së re demokratike, Nazif Cungu ka bërë me dije lajmin përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook, se subjektet shqiptare në shtetin fqinj kanë vendosur të bashkojnë forcat.

“Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Forca e re demokratike e kryesuar nga Nazif Cungu, Lidhja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Levizja qytetare Perspektiva, e kryesuar nga Amir Hollaj, duke kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit, kërkesën e qytetarëve, pritjen dhe ftesën e diasporës për bashkim, kanë rënë dakord që, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të dalin në një listë të përbashkët.” 

Bashkimi i partive shqiptare, sipas udhëheqësve politikë, do të garantonte më shumë vende në parlament dhe do t’i bënte ata faktorë të rëndësishëm në Malin e Zi.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare në tetor 2016, pati një rënie të theksuar të përfaqësimit të shqiptarëve në parlament si pasojë e përçarjes dhe mungesës së unifikimit mes tyre.

Informatat e rreme dhe konfuzioni gjatë pandemisë
Mesiq: Me gjithë luftrat në hapësirat e ish-Jugoslllavisë dhe me mbi 100 mijë viktima, kufijtë nuk ndryshuan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration