Edhe liderët botërorë kanë nofka – Merkelin e quajnë “Nëna”
Atraktive

Edhe liderët botërorë kanë nofka – Merkelin e quajnë “Nëna”

11.Sep.2018 09:09
0

Liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian u pëlqen të ruajnë seriozitetin e të projektojnë një imazh të tillë në publik, por ndonjëherë, as këta njerëz të fuqishëm nuk i shmangin dot nofkat e publikut, apo edhe ato të dala nga radhët e vetë partive të tyre.

Presidentin francez Emanuel Macron e quajnë “Jupitarian”, mbështetur kjo në teorinë e tij të “Jupiterit”, sipas të cilës kreu i shtetit është autoriteti suprem.

Kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez e quajnë “The Revenant”, duke iu referuar filmit me Leonardo DiCaprion, ku personazhi kryesor mbijeton pavarësisht shanseve tmerrësisht të vogla për të mbetur gjallë pas një sulmi aq të dhunshëm, shkruan Tch.

Angela Merkelin e thërrasin “Nëna” e kjo për shkak të pamjes së saj, qëndrimit dhe të folurit të qetë e të shtruar.

Antonio Costa është kreu i parë portugez i ekzekutivit pa tipare kaukaziane, e kjo ka bërë që disa ta quajnë “Gandi i Lisbonës”.

Por gjetja më e goditur në listën e nofkave konsiderohet ajo e kryeministrit hungarez Viktor Orban. Që përpara batutës së kryetarit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker në samitin e Rigës ne 2015-tes, ku e përshëndeti si me shaka duke i thënë “c`kemi diktator”, disa qytetare të tij ia kishin vënë nofkën me kohë dhe nuk e thërrisnin Viktor, por “Viktatori”.

Haradinaj: S’është mirë të kemi njerëz me aktakuza në Qeveri, por s’ndërhyj në përzgjedhjet e partive të koalicionit
Thaçi takon përfaqësuesit e Luginës në Zvicër, ua konfirmon mbështetjen për bashkim me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration