Edhe Gjermania është kundër taksës së Kosovës ndaj Serbisë
Rajoni dhe Politika

Edhe Gjermania është kundër taksës së Kosovës ndaj Serbisë

17.Jan.2019 13:28
0

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagon edhe Gjermania.

“Kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës në Gjermani nuk është ndonjë temë, mirëpo Gjermania këtë temë e ka trajtuar menjëherë pas shpalljes së kësaj takse”.

Bahri Cani njohës i politikave gjermane, në emisionin ‘Monitor’ të RTK-së ka thënë se Gjermania është një prej vendeve, që i përmbahet jashtëzakonisht strikt rregullave të tregut të lirë, rregullave të qarkullimit të lirë dhe natyrisht që futja e taksave nuk është një prej elementeve të cilat i mbështet Gjermania, transmeton ‘RTK live’.

Cani gjithashtu tha se pyetje tjetër është se cilat janë mjetet e Kosovës në dispozicion dhe çfarë mund të bëjë ajo në këtë drejtim për të realizuar interesat e veta, përcjell albinfo.ch.

“Besoj që në këtë drejtim janë bërë shumë gabime prandaj ndoshta tani në këtë moment po veprohet pak edhe në formë të përshpejtuar që të kthehen gjërat në binarë të duhur”, ka thënë Cani.

“Gjermania mbështet dialogun pa kurrfarë rezervash dhe Gjermania është kundër taksës sepse kjo nuk është zgjidhja më e mirë për problemet mes shteteve”, ka shtuar tutje ai.

Vojvodina thotë “Putin, shko në shtëpi”
Serbia kthen Mësimin ushtarak në shkolla
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration