E konfirmua nga  VV: Takimi i shumëpritur, Kurti shkon në zyre të Thaçit
Rajoni dhe Politika

E konfirmua nga VV: Takimi i shumëpritur, Kurti shkon në zyre të Thaçit

06.Jan.2020 08:08
0

Të hënën Presidenti Thaçi pritet ta mandatojë Albin Kurtin, LDK mbledh Kryesinë e Grupin Parlamentar.

Disa letra radhazi u shkëmbyen për t’u dakorduar për një takim.

Por presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që më në fund të hënën të takohen .

Presidenti Thaçi ka deklaruar se do ta pres fituesin e zgjedhjeve më 6 janar në zyrën e tij, duke ia caktuar orën 15:00.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, për T7 kanë konfirmuar se takimi mes Thaçit e Kurtit do të ndodhë ashtu siç ka theksuar edhe kreu i VV’së, në letrën e dërguar presidenti.

“Në letrën e dërguar Presidentit, Kryetari Kurti ka theksuar se me datën 6 janar në orën në të cilën mundet presidenti, do të mund të takohëshin. Dhe po, nesër pritet të mbahet takimi”, kanë thënë nga Zyra për Media e VV’së.

Mustafi pritet të largohet nga Arsenali në janar
Arrestohet redaktorja e “FOS Media”: Kishte shkruar se ROSU është e gatshme të intervenoi në Mal të Zi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration