E konfirmojnë në Angli, Klopp merr këtë vendim për Shaqirin për ndeshjen me Zvezdan
Sport

E konfirmojnë në Angli, Klopp merr këtë vendim për Shaqirin për ndeshjen me Zvezdan

16.Sep.2018 21:09
0

Jurgen Klopp po konsideron që ta lë jashtë Xherdan Shaqirin për ndeshjen me Crvena Zvezdan në Ligën e Kampionëve.

Shaqiri pritet që të mos jetë fare pjesë e ekipit që do të udhëtojë për ndeshjen të martën mbrëma në Beograd, shkaku i presionit dhe sulmeve që mund të ketë nga tifozët e Zvezdas.

Sipas “The Times”, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, mund të mos e thërrasë fare Shaqirin, pasi prezenca e tij do të shkaktonte armiqësi të madhe ndaj ekipit të tij, transmeton Insporti

Sipas gazetës britanike, vendimi nga Klopp për Shaqirin pritet të merret gjatë ditës së sotme, kur Liverpooli do të niset për në Beograd.

Liverpooli nuk është i shqetësuar vetëm për sigurinë e 27-vjeçarit, por për faktin se armiqësia e madhe nga tifozët kundërshtarë do të mund të ndikojë në performancën e ekipit.

Shaqiri kishte deklaruar se do të ishte në gjendje që ta përballonte situatën, përkundër faktit se do të përballej me armiqësi të madhe nga tifozët.

“Do të shkoj vetëm për ta luajtur një ndeshje të futbollit. Nuk ka të bëjë me politikën, por me futbollin. Nuk merakosem për asgjë dhe shkoj për të luajtur”, kishte deklaruar Shaqiri.

Kur shorti ishte hedhur, drejtori gjeneral i Crvena Zvezdas, Zvezdan Terzic kishte deklaruar se në rast se luan në Beograd, “Shaqiri do të jetë nën presion të pabesueshëm psikologjik”.

Por, kishte shtuar se “Crvena Zvezda trajton të gjithë kundërshtarët në mënyrë të barabartë dhe se nuk duhet të kujtohet e shkuara dhe historia”.

“Zvezda duhet të bëjë gjithçka për ta bërë Shaqirin që të ndihet se ai ka ardhur për të luajtur futboll, dhe është detyra jonë që ta mbrojmë në rast të situatave të pakëndshme. Le të jemi nikoqirë të mirë”, kishte theksuar ai.

Në ndeshjen e parë, tifozët e Zvezdas e kishin sharë dhe fyer Shaqirin në ‘Anfield’. /Insporti.com

 

Ambasadorja kanadeze në Beograd: Korrigjimi i kufijve nuk është hap logjik
Kina, rrezik për industrinë automobilistike evropiane
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration