
Dy lëkundje të lehta tërmeti në Shqipëri
Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Durrës, Tiranë e zonat përreth.
Tërmeti i parë është regjistruar rreth orës 06:40 të së hënës, ndërsa ka qenë me magnitudë 3,3 i shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 14 kilometra në veri të Durrësit.
Pak minuta më pas, është regjistruar edhe një tjetër lëkundje më e lehtë, me magnitudë 2,5 i shkallës rihter në të njëjtën zonë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, tërmeti ka qenë me magnitutë 3.4 ballë të shkallës rihter.
Po sipas të dhënave të tyre, thellësia ka qenë rreth 2 kilometra, ndërsa epiqendra e saj ishte rreth 21 kilometra larg qytetit të Durrësit dhe 16 kilometra nga qyteti i Krujës.