DW: Pse Gent Cakaj nuk është si Sebastian Kurz
Rajoni dhe Politika

DW: Pse Gent Cakaj nuk është si Sebastian Kurz

17.Jan.2019 09:34
0

“Deri para një viti, vështirë se çdo shqiptar e dinte emrin Gent Cakaj. Tani 28-vjeçari kosovar është në buzët e të gjithëve. Edi Rama, kryeministri socialist i Shqipërisë, kërkon që zëvendës ministri i Jashtëm të drejtojë diplomacinë e Shqipërisë. Presidenti Ilir Meta, i cili i përket kampit të opozitës, e hedh poshtë kategorikisht dhe refuzon të dekretojë emërimin e tij, pasi Gent Cakaj mbron ndryshimet kufitare në Ballkanin Perëndimor”, kështu e nis analizën DW, në lidhje me krizën politike që ka përfshirë Shqipërinë dhe përplasjes me Ramës dhe Metës, transmeton GSH.

Rama, shkruan DW, do ta çojë presidentin në Gjykatën Kushtetuese dhe deri atëherë do të drejtojë vetë diplomacinë.

Megjithatë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të zvarritet, sepse shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë duke u shqyrtuar në vetting.

“Në fakt, publiku shqiptar di shumë pak për të. Sepse për dallim nga Sebastian Kurz i Austrisë, i cili ishte gjithashtu ishte një ministër i Jashtëm i ri, kandidati i Ramës nuk ka asnjë karrierë politike apo partiake”, shkruan DW.

Cakaj ka dy diploma universitare dhe tre master në Belgjikë dhe në Universitetin e Sorros të Evropës Juglindore në Hungari. Para se të bëhej Zëvendësministër i Jashtëm dhe negociator për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE në verën e vitit 2018, ai shërbeu si këshilltar politik i Kryeministrit.

“Gent Cakaj sipas presidentit Ilir Meta është një mbështetës i idesë për shkëmbim territorial dhe korrigjim të kufirit në çështjen e Kosovës. Në vlerësimin e tij, presidenti shqiptar i referohet një interviste nga Zëvendësministri i Jashtëm në Klan Kosova. Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati e refuzojnë këtë ide, si Gjermania. SHBA, nga ana tjetër, është në favor të këtij propozimi”.

Tahiri thotë se në dialog një herë e kishte bërë Vuçiqin për spital
Vojvodina thotë “Putin, shko në shtëpi”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration