Dritëro Agolli dy fjalë përgruan
Kulturë

Dritëro Agolli dy fjalë përgruan

26.Feb.2019 18:01
0

Sot ka ndërruar jetë gruaja e shkrimtarit të madh shqiptar Dritëro Agollit, Sadije Agolli, shkruan Insajderi.

Po sjellim këtu, një shkrim të shkrimtarit Agolli, ku shpalos mendimin e tij për gruan.

“Me gruan janë bërë aq krahasime sa do të ishte guxim prej kokëkrisuri të kërkoje krahasime të reja. Në krahasime gruaja është hyjnizuar dhe ironizuar, është idealizuar dhe martirizuar, është filozofuar dhe vulgarizuar.

Megjithatë, krahasimet më të mira, që i shkojnë fisnikërisë së saj janë hyjnizueset. Për mua gruaja është një krijesë me rrobe të endura prej bari, uji dhe ere. Me rrobet e barit ajo na deh, me rrobet e ujit ajo na nxit drejt pastërtisë dhe me rroben e erës na rrëmben e na shpie në gjithësinë e ëndrrave, duke na shkëputur për një çast nga bota e mjeruar e sendeve.

Kjo krijesë përherë na afron e përherë na largon; përherë shkojmë drejt saj edhe duke qenë fizikisht me të. Nuk është punë bashkimi trupash. Trupi është gjëja më e lehtë që mund të të japë gruaja. Është diçka tejet misterioze, që nuk ta jep aq lehtë ose nuk ta fal fare!… Tek kjo fshehtësi qëndron edhe e mahnitshmja e pakuptuar”.

Batistuta tregon pse refuzoi Real Madridin dhe Manchester United
Ky është kodi që ju tregon nëse po ju përgjojnë në telefon
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration