Drashkoviq e di shkakun e bombardimeve, “s’e dinte se civilë të vrarë shqiptarë varroseshin nëpër Serbi
Rajoni dhe Politika

Drashkoviq e di shkakun e bombardimeve, “s’e dinte se civilë të vrarë shqiptarë varroseshin nëpër Serbi

24.Mar.2019 19:07
0

Ish-nënkryetari i RFJ-së në vitin 1999, Vuk Drashkoviq ka deklaruar se është e pakontestueshme se bombardimet do të evitoheshin sikur të ishte nënshkruar Marrëveshja e Rambouilletit, transmeton Titulli.com.

“Sikur Millosheviqi të kishte pranuar versionin e parë të marrëveshjes së ofruar, shqiptarët e Kosovës do ta kishin refuzua dhe pastaj ata do ishin thyer derisa t’i kishte bindur Perëndimi që ta pranonin”, ka thënë për gazetën “blic “ të Beogradit, Vuk Drashkoviq.

“Pasi Millosheviqi e refuzoi, Madeleine Allbright erdhi e tërbuar në Paris dhe ne morëm një propozim më të pafavorshëm, por gjithsesi më i pranueshëm se bombat dhe humbja e Kosovës”, ka thënë ai.

“Millosheviqi thotë ‘jo’, por edhe Hashim Thaçi thotë ‘jo’. Shqiptarët lëshojnë pe. Bombat mbi Serbinë u pëlqenin dhe nuk deshën të bëheshin pengesë e bombardimeve”, ka theksuar Drashkoviq.

Sipas fjalëve të tij, Richard Holbrooke shkon në Beograd dhe i ofron Millosheviqit garanci me shkrim se Kosova do të mbetej nën Serbi.

“Ai e refuzon edhe këtë. Holbrooke e pyet: E dini ç’do të pasojë? Millosheviqi i përgjigjet gjakftohtë: “E di, pasojnë bombat e NATO-s’”, ka thënë Drashkoiviq.

Ai pohon se Millosheviqi nuk e ka dashur marrëveshjen, “vetëm aktronte ta donte” dhe për këtë arsye në Rambouillet kishte dërguar negociatorë pa emër e mbiemër, pa dije e përvojë dhe, thekson, vetëm Millan Millutinoviq ka qenë i arsyeshëm e i kualifikuar për negociata, por ai asgjë nuk guxonte të thoshte e të pranonte pa lejen e Millosheviqit.

Në pyetjen se po të ishte nënshkruar marrëveshja cili do të ishte fati i Kosovës, Drashkoviq përgjigjet:

“Një është e sigurt, bombardime të NATO-s nuk do të kishte pasur. Dhe me siguri Kosova do të kishte një status mbi autonominë, por jo statusin e shtetit të pavarur”, transmeton Titulli.com.

Në pyetjen se çfarë ka ditur për atë periudhë dhe për luftën dhe çfarë nuk ka ditur në atë kohë, Drashkoviq ka thënë:

“Nuk e kam ditur se po vriteshin civilë shqiptarë dhe që kufomat e tyre barteshin fshehtas nëpër Serbi dhe fshehtas varroseshin në poligonet e policisë në Beograd, nëpër lumenj e liqene”

Qëndresa Sadriu, shqiptarja e parë, deputete e Kantonit të Cyrihut
Salihu në Tiranë: Lugina e Preshevës 3 dekada përpjekje për bashkim me Kosovën (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration