Ditë përvëluese, disa këshilla për të përballuar të nxehtin
Trupi dhe shëndeti

Ditë përvëluese, disa këshilla për të përballuar të nxehtin

08.Jul.2019 08:53
0

Kur vera ka arritur kulmin me temperatura ekstreme që shkojnë mbi 38 gradë celsius duhet patur kujdes nga rreziqet që vijnë.

Për këtë Instituti i Shëndetit Publik i Shqipërisë rekomandon disa këshilla për të evituar të nxehtin, rrjedhimisht  duke eliminuar edhe rreziqet.

Disa këshilla të thjeshta, të zakonshme dhe parandaluese nëse i bëjmë pjesë të jetës sonë të përditshme gjatë ditëve të nxehta të verës, ato mund të na ndihmojnë për të reduktuar apo ulur efektet negative të temperaturave të larta në shëndet.

Çfarë duhet të bëjmë që të mbrojmë shëndetin nga temperaturat e larta?

1-Evitoni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11.00 – 17.00.

2-Vishuni lehtë, me veshje pambuku, të gjera dhe ngjyra të hapura.

3-Mbani në kokë kapele ose çadër dhe syze dielli kur dilni nga shtëpia.

4-Mbani shtëpinë sa më të freskët. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës. Temperaturat në shtëpi duhen të jenë deri në 25° – 27° Celsius.

5-Freskohuni here pas here me ujë të freskët duke bërë dush ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit në krah, qafë dhe ballë.

 

6-Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme edhe nëse nuk keni etje.

7-Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.

8-Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate dhe fruta.

9-Ruajini ushqimet në frigorifer.

10-Shmangni ngrënien e ushqime të nxehta apo pikante.

Si duhet vepruar në situatat e të nxehtit ekstrem

Në të gjitha situatat e të nxehtit ekstrem apo në temperaturat e larta ndiqni rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.

 Mbani shtëpinë të freskët

Mbani të freskët ambientin ku jetoni. Kontrolloni temperaturën e dhomës ndërmjet orës 8:00-10:00, në orën 13:00 dhe natën pas orës 22:00. Temperatura e ambientit ku jetoni duhet të mbahet nën 32°C gjatë ditës dhe 24°C gjatë natës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të porsalindurit, për individët mbi 60 vjeç, apo për ata që kanë probleme shëndetësore kronike.

Freskoni shtëpinë gjatë natës. Hapni të gjitha dritaret dhe grilat gjatë natës dhe në mëngjes, atëherë kur temperatura e jashtme ulet.

Mundohuni të ulni temperaturën në shtëpi. Mbyllni grilat dhe dritaret, veçanërisht ato që rrihen nga dielli. Mos mbani llampat ndezur, reduktoni vënien në punë të pajisjeve elektrike të gatimit apo larjes, etj.

Nëse keni kondicioner, mbyllni dyert dhe dritaret me qëllim ruajtjen e temperaturës së brendshme, duke zvogëluar kështu konsumin e tepërt të energjisë.

 Shmangni të nxehtët

Qëndroni në dhomën më të freskët të shtëpisë, veçanërisht gjatë natës.

Pesë mënyra për të lënë cigaren
Për ‘hatër’ të Donnaurmmas, Milan shet yllin e madh
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration