Ditari sekret i Renia Spiegel për luftën naziste
Kulturë

Ditari sekret i Renia Spiegel për luftën naziste

13.Sep.2019 08:43
0

Ditari sekret i adoleshentes polake, të vrarë nga nazistët më 1942, Renia Spiegel, pritet të publikohet pas 70 vjetëve prej kur ka mbetur i paprekur në një kasafortë bankare.

Ditari i Renias: Jeta e një vajze të vogël në hijen e Holokaustit, pritet të publikohet nga anëtarët e familjes së Renia Spiegelit.

Libri është krahasuar me ditarin e Anna Frankut.

Motra e saj Elizabeta ka thënë: Unë kam lexuar vetëm pak librin, sepse kam qarë tërë kohën.

Elizabeta, që ka ndryshuar emrin e saj nga Ariana, kujton motrën e saj si “vajzë shumë të qetë”.

Renia Spiegel nga Przemysl, në juglindje të Polonisë, ka nisur librin e saj që do të publikohet në Britani më 19 shtator, kur ishte vetëm 15-vjeçare.

Në faqet e para ajo përshkruan bastisjet dhe se si është fshehur për t’iu ikur nazistëve.

Ajo është qëlluar për vdekje në korrik të vitit 1942, në moshën 18-vjeçare, pasi ushtarët gjermanë kishin gjetur shtëpinë ku ajo ishte fshehur

Diabeti e konstipacioni, lidhja mes tyre dhe trajtimet që ju vijnë në ndihmë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration