Disa ditë pas prezantimit, Tesla Cybertruck shihet për herë të parë në rrugë publike
Shkencë dhe teknologji

Disa ditë pas prezantimit, Tesla Cybertruck shihet për herë të parë në rrugë publike

29.Nov.2019 14:23
0

Disa ditë pas prezantimit të Cybertruck të Tesla-s, kjo veturë u filmua për herë të parë në rrugë publike.

Për ditë të tëra, forma e jashtëzakonshme e veturës së Teslas, Cybertruck ka krijuar diskutime të nxehta dhe ka frymëzuar shumë persona tjerë që të postojnë edhe video dhe fjalë qesharake në lidhje me këtë veturë.

 Se makina në të vërtetë ekziston dhe mund të vozitet, këtë e dëshmon një video e shkurtër që u shpërnda në Instagram.

Në klip, i cili është vetëm disa sekonda, Cybertruck mund të shihet në një rrugë publike, ndërsa kalon pranë veturave të tjera në Hawthorne pranë selisë së SpaceX në Los Angeles.

Erdogan paralajmëron ndërtimin e 500 shtëpive në Shqipëri
Osmani: Kalimi kufitar Llojan-Miratoc po bëhet realitet (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration