Denoncohet “zbuluesi” i ilaçit kundër koronavirusit – kërkohet ta pranojë mashtrimin
Rajoni dhe Politika

Denoncohet “zbuluesi” i ilaçit kundër koronavirusit – kërkohet ta pranojë mashtrimin

10.Mar.2020 08:29
0

Avokatja e përgjithshme në Nju Jork, Letitia James ka urdhëruar “televangjelistin” Jim Bakker t’i ndalojë menjëherë pretendimet se ka gjetur kurën për koronavirusin nëpërmjet një produkti të cilin ai e shet. 

Në episodin e 12 shkurtit të shout “The Jim Bakker”, Jim tha se produkti i tij, Silver Solution (zgjedhja e argjendtë) mund të trajtonte koronavirusin.

Ai e pranoi se produkti nuk është testuar ndaj virusit COVID-19, por është trajtuar me disa lloje të tjera të koronavirusit dhe se testimi ka dëshmuar se virusi mund të eliminohet brenda 12 orësh. 

“E zhduk atë plotësisht. E vret. E çaktivizon ”, tha Jim.

Ekipet mjekësore në të gjithë botën akoma nuk e kanë gjetur një kurë kundër koronavirusit, në faqen e tij të internetit Bakker një shishe të këtij ilaçi e shet për 40 dollarë. 

Departamenti i Shëndetësisë në SHBA thotë se provat për reagim in efektiv të këtij ilaçi mungojnë dhe ky mund të jetë ilaç i rrezikshëm për shëndet.

Sipas këtij departamenti, ilaçi në fjalë mund të dëmtojë konsumatorët dhe se ‘zbuluesi’ i tij është një mashtrues, andaj është kërkuar nga James të dalë me një deklaratë, ku ai do të pranonte se bëhet fjalë vetëm për propagandë. 

Në vitin 1989, Bakker u shpall fajtor në 24 akuza për mashtrim dhe komplot pasi mashtroi ndjekësit e ministrisë së tij me 158 milion dollarë, duke u premtuar pushime të përjetshme dhe këto para i investoi në pasuri të patundshme, për të cilën u dënua me katër vjet burg

Thaçi: Unë e ndjej mision, bashkëngjitjen e Preshevës dhe Bujanocit me Kosovën (video)
Jeremiq: Serbia është pajtuar që Kosova të ketë ulëse në OKB
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration