Del në ankand xhaketa e Michael Jacksonith
Atraktive

Del në ankand xhaketa e Michael Jacksonith

16.Sep.2018 21:09
0

Xhaketa e zezë lëkure e veshur nga mbreti i ndjerë i muzikës pop, Michael Jackson, të cilin e kishte veshur në turneun e parë solo “Bed”, do të dalë në një ankand që do të mbahet në nëntor të këtij viti.

Sipas vlerësimeve të para, xhaketa mund të arrijë çmimin deri në 100 mijë dollarë.

Këngëtari xhaketën, në shpinën e së cilës gjendet nënshkrimi i tij i përhershëm, e kishte veshur nëpër koncerte të ndryshme përgjatë viteve 1987 deri 1989, shkruan ATA.

Theksojmë se xhaketa e fundit kuqezi që e kishte veshur në videoklipin “Thriller” ishte shitur në një ankand për 1.8 milionë dollarë në vitin 2011.

Në ankand, i cili do të mbahet më 10 nëntor në Hard Rock Cafe në Times Square të New York-ut, do të shfaqen kitarat elektrike, ku kanë luajtur Bob Dylan, Paul McCartney, Eric Clapton, dhe anëtarët e U2 grupit, Bono dhe Edge.

Kitara e tij mund të shitet për 20 mijë deri në 50 mijë dollarë.

Lutfi Haziri merr ftesë ta vizitojë Bujanocin më 28 nëntor
Në Serbi, sulmohet me gurë një autobus nga Kosova
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration