De Ligt: Dëshmuam se s’jemi këtu rastësisht, Ronaldo “grabitqar” në zonë
Sport

De Ligt: Dëshmuam se s’jemi këtu rastësisht, Ronaldo “grabitqar” në zonë

11.Apr.2019 08:57
0

Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt thotë se e ka kuptuar se çfarë “grabitqari” është Cristiano Ronaldo brenda zonës së rreptësisë, derisa ka theksuar se ekipi i tij dëshmoi se është ekip serioz.

Ajaxi në shtëpi barazoi 1 me 1 ndaj Juventusit, për të lënë të hapur gjithçka për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve më 16 prill në Torino, transmeton Koha.net.

“Ronaldo ka kualitete fantastike, përveç talentit që ka, ai është edhe një ‘grabitqar’ në zonë. Ai sheh çdo mundësi, vetëm një hapësirë të vogël dhe ai shkon për të me shpejtësi të lartë. Ai bën sprinte brenda zonës ndërmjet dy lojtarëve. Por, mendoj se ne ia dolëm mjaft mirë. Kemi një ekip me shumë potencial dhe këtë provojmë ta dëshmojmë në secilën ndeshje të Ligës së Kampionëve. Sot dëshmuam se Ajaxi nuk është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve rastësisht”, është shprehur ai.

Kush është feministja e parë shqiptare?
BE: Edhe Mogherini do të jetë pjesë e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration