Dani Alves i kërkon PSG të trasnferojë Coutinhon
Sport

Dani Alves i kërkon PSG të trasnferojë Coutinhon

13.May.2019 16:01
0

Daniel Alves po i kërkon menaxhareit të Paris Saint-Germain ta transferoj mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho.

Ky i fundit pritet të largohet nga Barcelona këtë verë pas sezonit të dytë të dobët me blaugranat dhe kritikave të mëdha.

Alves është i vetëdijshëm për problemet që Coutinho po përjeton në Barcelonë dhe do ta mirëprisnin sulmuesin në kryeqytetin francez të Parisit.

"Nëse do të kisha mundësi ta transferoja Philippe Coutinhon në PSG, gjithmonë do ta fusja në fushë, që nga minuta e parë për të luajtur në ekipin tim, por nuk kam para", buzëqeshi Alves.

Ndërkohë që veterani po përmbyllte bisedën, tha se karrierën do ta vazhdojë duke luajtur në Brazil.

"Të luaj në Brazil para pensionimit tim? Brazili është vendi ku kam bërë histori, kam luajtur në Bahia, por nuk ka zgjatur shumë kohë. Nuk e kamë menduar kurrë se do të luaja përsëri në Brazil", shtoi lojtari. 

Berardi shpreh dëshirën të luajë për Liverpoolin
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik organizon provimin pranues për bursim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration