Daçiqi provokon Çitakun në përfundim të seancës së KS të OKB-së
Rajoni dhe Politika

Daçiqi provokon Çitakun në përfundim të seancës së KS të OKB-së

10.Jun.2019 22:56
0

Në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara të hënën, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq i është afruar nga pas ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku e cila bashkë me delegacionin që e shoqëronte, ishte duke biseduar me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe i është drejtuar duke iu referuar një pjese të fjalimit të saj. 

“Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje secesioniste. Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit”, tha ambasadorja Çitaku në fjalën e saj në seancë.

“Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”, thotë Daçiqi në serbisht.

Ambasadorja Çitaku ishte ulur me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara me të cilët ajo po bisedonte. Ambasadorja i tha Zërit të Amerikës se Daçiqi e ndërpreu bisedën me ofendime të zhurmshme dhe të përsëritura.

“Unë isha e ulur me shpinë dhe (Ministri i Jashtëm serb) Ivica Daçiq filloi të flasë pas meje me zë të lartë”.

“Duke u munduar të më denigrojë mua personalisht si dhe Ambasadoren (Teuta) Sahatqija, e posaçërisht miqtë tanë ndërkombëtarë, zoti Daçiq sillej në selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në kafene”, tha ajo.

Ambasadorja Çitaku tha se ajo vetë as nuk u kthye dhe as nuk reagoi.

 

 
Vuçiq: Korrigjimi i kufirit me Kosovën një ditë duhet të jetë në tavolinë
Këshilli Kombëtar Boshnjak kërkon status special për Sanxhakun
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration