Daçiqi“parasheh” pushtimin e Trepçës dhe minimin e veriut nga Prishtina
Rajoni dhe Politika

Daçiqi“parasheh” pushtimin e Trepçës dhe minimin e veriut nga Prishtina

11.Jun.2019 11:04
0

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i tha “Zërit të Amerikës” në gjuhën serbe, se “ka informacione sipas të cilave Prishtina planifikon pushtimin e Trepçës dhe vendosjen e mjeteve të ndryshme shpërthyese gjithandej nëpër veri të Kosovës”, transmeton Koha.net.

 

“Ka informacione sipas të cilave pala prishtinase e ka ndërmend të zbatojë aksione të njëanshme, të cilat do të mund të provokonin destabilizim në veri të Kosovës”, i ka deklaruar Daçiq Zërit të Amerikës në gjuhën serbe" pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB dhe ka vazhduar se një nga ato aksione është edhe ai, siç është shprehur, gjoja policor, në të cilin janë përdorur më se 70 automjete luftarake dhe është përdorur forca ndaj atyre që janë shoqëruar.

Daçiq, si në rol fallxheshe, ka thënë se shënjestër e ardhshme e sulmi do të jetë Trepça, përkatësisht, siç është shprehur ai, 'pushtimi i Trepçës'.

“Një nga qëllimet do të mund të jetë edhe vendosja e mjeteve të ndryshme shpërthyese në gjithë veriun e Kosovës e Metohisë. Kemi këso informatash dhe këto ua kemi bërë të ditur edhe partnerëve perëndimorë dhe ata dinë për të gjitha”, ka thënë Daçiq.

tij këto përbëjnë sfidë të madhe dhe se këtë ia ka bërë me dije KFOR-it, meqë ata e kanë për detyrë të mbrojnë të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh nëse janë serbë ose shqiptarë, të pengojnë sulmet në veri të Kosovës.

“Nëse KFOR-i nuk e bën këtë punë, do të ketë rrezik të madh për destabilizimin e gjithë rajonit”, është shprehur Daçiq duke shtuar se në Këshillin e Sigurimit lajmet e tilla i kanë pranuar me interesim e kujdes të madh.

“Ne nuk do të dëshironim të kemi një situatë që KFOR-i nuk dëshrion të përmbushë atë që është i detyruar, e pastaj të shtrohet pyetja që Serbia duhet të konsiderojë se Rezoluta 1244 nuk ka më kuptim, meqë ata nuk duan të mbrojnë serbët. Atëherë Serbia duhet të mbrojë popullin e vet. Kjo na futë gjithnjë thellë e më thellë në përshkallëzimin e problemeve”, ka thënë ndër të tjera Daçiq, transmeton Koha.net.

Të shohësh perëndimin e diellit është ilaç natyral
Serwer: Vuçiq nuk është i gatshëm për kompromis historik me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration