Daçiq shkakton të qeshura, ia kujton Palmerit se bashkëshortja e tij është serbe
Rajoni dhe Politika

Daçiq shkakton të qeshura, ia kujton Palmerit se bashkëshortja e tij është serbe

04.Sep.2019 13:57
0

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka “vjedhur spektaklin” në një takim me përfaqësuesin special amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer dhe me kryediplomatin kosovar, Behgjet Pacolli, në Bled të Sllovenisë.

 

Daçiq foli për bashkëshorten e Palmerit, e cila është serbe. “Kur bëhet fjalë për Matthew, ne e njohim njëri-tjetrin për shumë vite dhe nuk pres asgjë nga ai, por shumë nga gruaja e tij, e cila ka prejardhje nga ky rajon”, deklaroi Daçiq, teksa ky deklarim i tij shkaktoi të qeshura te të pranishmit në sallë.

“Një fjalë e urtë e jona thotë se ‘nga vjen gruaja juaj, andej vini edhe ju’”, u shpreh Daçiq, si të thuash shprehjen shqiptare shumë të njohur ‘nga fshati i gruas’.

Pasi u kthye në seriozitet, Daçiq tha se Palmerin e pret një punë e vështirë në rajon.

“Nuk ka punë të lehtë, por Serbia do të jetë konstruktive, prioritete janë situata në BH, fillimi i bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, a do ta fitojë Kosova liberalizimin dhe cila është perspektiva e regjionit”, tha ai.

Serbët, shtoi ai, “nganjëherë mendojmë se raporti mes Prishtinës dhe Beogradit është prioriteti kryesor, por ai ka edhe tema tjera”.

Palmer ka kaluar një kohë të mirë të jetës dhe karrierës së tij duke punuar në Ballkan. Detyra e tij e parë ishte në Shërbimin e Jashtëm në Ambasadën e SHBA në Serbi. Ai më vonë shërbeu në Uashington dhe si këshilltar politik në Beograd, ku ndihmoi ndërmjetësimin e “Marrëveshjes së 19 Prillit” midis Serbisë dhe Kosovës

Vuçiq nga Medvegja: Kjo ishte dhe do të mbetet serbe, Baja e Sijarinës?
Aksidenti tragjik, ndërron jetë futbollisti shqiptar në Gjermani Amir Ademi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration