Daçiq prezanton notën e Togos për tërheqjen e njohjes së Kosovës
Rajoni dhe Politika

Daçiq prezanton notën e Togos për tërheqjen e njohjes së Kosovës

26.Aug.2019 10:52
0

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq konfirmoi mbrëmë gjatë një interviste për TV Pink të Beogradit, se Togo është vendi i 15 që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai me këtë rast prezantoi notën e këtij vendi, dërguar Beogradit.

Ai këtë njoftim e kishte bërë ditë më parë, pas thirrjes së Quintit për vazhdimin e dialogut, rikujton Koha.net, por që ky, siç ishte shprehur, nuk deshi të prishë shijen e thirrjes së këtyre shteteve.

Daçiq, siç e citojnë mediat serbe, tha se qëllimi i Serbisë është që numri i shteteve që kanë njohur Kosovën të jetë më i vogël se gjysma e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht më pak se 97. "Në këtë mënyrë ato nuk mund të sillen siç t'ua dojë qejfi. Ajo nuk mund të bëhet anëtare e OKB meqë Rusia do të përdor veton në Këshillin e Sigurimit", citojnë mediat Daçiqin, transmeton Koha.net.

Nga Ministria e Jashtme e Kosovës ende nuk ka pasur ndonjë reagim në lidhje me këtë vendim të Togos, siç e ka prezantuar ministri serb i Jashtëm, Daçiq.

Zhduket pa gjurmë statuja e refugjatit kosovar në Suedi
Gazetari shqiptar në Preshevë i del përball kryeministres serbe me bluzën “Njerëz të ardhur nga mali”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration