Daçiq: Dialogu nuk varet nga Kurti e Osmani
Rajoni dhe Politika

Daçiq: Dialogu nuk varet nga Kurti e Osmani

07.Apr.2021 11:58
0

Kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, po thotë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk varet nga kryeministri Albin Kurti dhe nga presidentja Vjosa Osmani, meqë, sipas politikanit serb, dialogu për Kurtin dhe Osmanin nënkupton njohje të Kosovës nga Serbia.

Këto deklarata Daçiqi i ka bërë në një intervistë të dhënë për TV Pink, ku ka folur edhe rreth Marrëveshjes së Brukselit.

Ai ka thënë se për çfarë dialogu mund të flitet nëse pala kosovare nuk e respekton Marrëveshjen e Brukselit. 

“Çfarë dialogu është ai, nëse ata nuk e njohin Marrëveshjen”, ka thënë Daçiqi.

Derisa nga Brukseli ende s’ka një datë të rinisjes së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Nga BE-ja thonë se do të caktojnë takimin e radhës në momentin që e shohin të përshtatshme.

Gjithashtu nga Brukseli thonë se tashmë pas konstitutimit të institucioneve të reja presin përkushtim të plotë dhe vendosshmëri nga Kosova në procesin e dialogut.

Kompania "TURKER" nga Stambolli dhuron 525 kontejnerë donacion për komunën e Bujanocit
Në Serbi deri tani janë vaksinuar rreth 39 mijë shtetas të huaj kundër COVID-19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration