“Çmendet” Interi, po ia merr yllin e madh Barcelonës
Sport

“Çmendet” Interi, po ia merr yllin e madh Barcelonës

12.Aug.2019 07:39
0

Interi e do me çdo kusht yllin e Barcelonës.

Edhe pas nënshkrimeve të mëdha, ku bien në sy ato të Romelu Lukaku dhe Diego Godin, zikaltërit po shfrytëzojnë çdo hapësirë për të vendosur një skuadër të plotë nën urdhërat e trajnerit, Antonio Conte. 

Edin Dzeko pritet të arrijë nga Roma për të forcuar sulmin, ndërsa milanezët synojnë firma me Cristiano Biraghi dhe Matteo Darmian për të plotësuar repartin difensiv. Sipas asaj që është raportuar nga “Tuttosport”, klubi është gjithashtu në merkato për një mesfushor dhe mediat sugjerojnë se objektivi kryesor i tyre është mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal.

Inter ishte shumë pranë nënshkrimit me yllin kilian edhe në verën e kaluar, por katalanasit bllokuan gjithçka në momentet e fundit. Tashmë, duket se në interes të spanjollëve është shitja e tij dhe Inter është i gatshëm të trokasë për ta mirëpritur në ekip.
Historia e festës së Kurban Bajramit, ja faktet që nuk i dinit
Vendet anëtare të BE-së që nuk dëshirojnë pranimin e vendeve të Ballkanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration