Çka është e domosdoshme sipas Vuçiq'it për t'u arritur marrëveshja finale?
Rajoni dhe Politika

Çka është e domosdoshme sipas Vuçiq'it për t'u arritur marrëveshja finale?

17.Jan.2019 07:18
0

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje më Kosovën, por që nuk është shumë optimist.

Vuçiq në një intervistë për mediumin rus “tass” ka thënë se është e domosdoshme të arrihet marrëveshja me shqiptarët e Kosovës porse aktualisht jemi shumë larg kësaj.

Presidenti serb po ashtu ka shtuar se “zgjidhja finale nuk mund të arrihet pa pjesëmarrje të Rusisë e të SHBA-së”, shkruan B92, transmeton lajmi.net

“Putin ka qëndrimin se çdo gjë që vendos Serbia, do ta përkrahë Rusia. Por unë s’e dua vetëm këtë. Unë dua të këshillohem me të për të parë se çka është më mirë. Dhe për këtë arsye kësaj radhe pjesën më të madhe të bisedimeve do t’ia kushtojmë situatës në Kosovë. Të dëgjoj nga Putin se çfarë ai mendon me fjalët e përkrahjes dhe disa dyshime kur bëhet fjalë për sjelljen e disa faktorëve ndërkombëtarë”,  ka thënë Vuçiq

Haradinaj: I gatshëm të përkrahë shqiptarët para atyre që po më sillen patriotë të Luginës?
Tahiri thotë se në dialog një herë e kishte bërë Vuçiqin për spital
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration