Chelsea fiton thellë te Southamptoni, bëhet lider i përkohshëm i Ligën Premier
Sport

Chelsea fiton thellë te Southamptoni, bëhet lider i përkohshëm i Ligën Premier

16.Sep.2018 21:09
0

Chelsea ka fituar në udhëtim te Southamptoni me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë.

Skuadra e Maurizio Sarrit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat dhe pas kësaj fitore ka arritur të bëhet lider i përkohshëm në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me një dominim të lehtë të Bluve, të cilët edhe shënuan në minutën e 30-të me anë të Eden Hazard dhe me epërsi 0-1 shkuan në pushim.

Festa tek goli i Hazardit (Photo by Jordan Mansfield/Getty Images)

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Bluve, të cilët përveç shumë rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe dy gola dhe ta sigurojnë fitoren e radhës.

Në minutën e 57-të të ndeshjes ishte Ross Barkley, i cili shënoi për 0-2 pas asistimit të Olivier Giroud.

Ross Barkley (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Kur pritej që ndeshja të përfundonte në skenë doli rezervisti Alvaro Morata që shënoi për 0-3 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të sfidës.

Alvaro Morata (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Pas kësaj fitore, Chelsea ka 20 pikë në vendin e parë, ndërsa Southamptoni renditet në pozitën e 16-të me pesë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë luajnë në shtëpi me Manchester Unitedin, ndërsa Southamptoni udhëton te Bournemouthi. /Telegrafi/

Gruevski apel deputetëve të VMRO: “Mos votoni ndryshimet kushtetuese në parlament”
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së flet për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration