Challandes publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë
Sport

Challandes publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

08.Nov.2019 14:07
0

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka bërë publike listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e muajit nëntor.

Zvicerani ka ftuar për këto dy takime 24 futbollistë, ku nuk ka ndonjë risi, nga grumbullimi i fundit. 

Është rikthyer në ekipin përfaqësues Besar Halimi që së fundmi ishte i skualifikuar për shkak të kartonëve.

Sulmuesi anësor Bernard Berisha nuk është grumbulluar shkaku i lëndimit, ndërsa për arsyeje të njëjtë mungon edhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu.

Njëri nga mesfushorët më të mirë të Kosovës, Herolind Shala është grumbulluar, por që nuk do të jetë i gatshëm shkaku i lëndimit. Megjithatë Shala ka marrë leje speciale nga klubi për t’i qëndruar afër shokëve të Përfaqësueses.

Gjithsesi Kosova vazhdon t’i vuajë mungesat e Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut, dy lojtarë të rëndësishëm që mungojnë gjatë shkaku i këputjes së ligamenteve.

 

Kosova fillimisht më 14 nëntor do të luaj në Plzen me Republikën Çeke, ndërsa tri ditë më vonë është nikoqire e Anglisë në Fadil Vokrri.

Dardanëve iu nevojitet një fitore në Çeki dhe një barazim me Anglinë për të siguruar një vend në Kampionatin Evropian, Euro 2020. Telegrafi. 

Macron: Mungesa e udhëheqjes amerikane po shkakton "vdekjen klinike" të NATO-s
Eventi “Monster Trucks Albania” shtyhet për datën 23 nëntor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration